LDK ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të kryetarit Mustafa

10.01.2018 16:38:21

Zyra për informim e LDK-së i është përgjigjur interesimit për gjendjen shëndetësore të kryetarit Mustafa, i cili ka kërkuar ndihmë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Nëpërmjet një Njoftimi, kjo Zyrë bën me dije se kryetari Mustafa ka qenë  prekur nga një grip sezonal, por tash gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Ky është Njoftimi i plotë i Zyrës së LDK-së për Informim:

Me qëllim të informimit të opinionit publik, ju njoftojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore.

Gjendja e kryetarit Mustafa është stabile e në përmirësim të vazhdueshëm, dhe shumë shpejt pritet rikuperimi i plotë e rikthimi në kryerjen e detyrave akademike dhe politike.

Falënderojmë mediet dhe opinionin publik për interesimin.

LDK – Zyra për Informim