LDK parti e besës dhe e shpresës

12.11.2016 01:36:15

Ardin Gashi – Rugovisti

Më 23 dhjetor bëhen 27 vjet nga themelimi i LDKviteve është themeluar -së, partisë së  parë demokratike shqiptare nga elita intelektuale e shqiptarëve të Kosoves.

Kjo parti e cila ishte sinonim për besë dhe shpresë për shqiptarët ishte për vite me radhë edhe motori kryesor diplomatik për liri, pavarësi dhe demokraci të vendit tonë.

Lirinë e fituam me ndihmën e miqve tanë perëndimor dhe luftës çlirimtare të UÇK-së  dhe NATO-së.

Pavarësinë gjithashtu e rishpallëm dhe arritëm edhe njohjet formale nga vendet më të fuqishme dhe mike të Kosovës.

Sot Kosova duhet të bëjë më shumë për demokratizimin e vet.

LDK-ja duhet të jetë më shumë se kurrë unike, e vetëdijshme mbi historinë e vet dhe traditën e rrënjëve të veta. Me frymën e saj demokratike dhe origjinale, LDK duhet të jetë edhe më e fortë në të mirë të demokracisë së Kosovës.

Prijësi historik i LDK-së, dhe Kryetari i saj si dhe frymëdhhënësi i LDK-së, si dhe Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova duhet të jetë çdo herë frymëzues i veprimit në këtë parti dhe duhet vazhduar puna e tij dhe me frymën e tij.

Si parti e besës dhe e shpresës, LDK mund dhe duhet të bëjë edhe më shumë për vendin dhe demokracinë e tij dhe të rikthehet sërish fuqishëm!