LDK parti e nacionalizmit modern, racional dhe real!

Nga Rexhep Kastrati

Ka kohë që është krijuar një perceptim sipas të cilit VV është parti navionaliste.

Edhe pse termi “nacionalist”, nacionalizëm” ka konotacione pozitive kur bëhet fjalë për dashurinë ndaj kombit, por është negative kur bëhet fjalë për ideologji shoveniste e raciste, megjithatë në asnjë rrethanë VV nuk mund të përfshihet në asnjë konotacion kuptimor, ideologjik dhe konceptual të nacionalizmit!

Aq më e qartë bëhet kjo kur të kihet parasysh fakti se nacionalizmi shqiptar nuk ka qenë kurrë me konotacione raciste dhe shoveniste, por një nacionalizëm për lirinë, pavarësinë dhe ekzistencën biologjike të shqiptarëve. Në kohën moderne, nacionalizmi shqiptar është nacionalizëm modern me elemente të nacionalizmit që bazohet në koncepte të nacionaldemokracisë të ndërlidhura me elemente të liberaldemokracisë.

VV nuk është parti nacionaliste, por një lëvizje anarkiste dhe me elemente të terrorizmit dhe të ekstremizmit!

Pra VV nuk mund të përfshihet as në liberaldemokracinë, sepse ajo përfaqëson koncepte ultrakundërdemokratike, dhe si lëvizje anarkiste nuk ka të bëjë me demokracinë e as me nacionalizmin.

E vetmja parti që mund të konsiderohet parti që ka lartësuar, iluminuar, racionalizuar, institucionalizuar dhe ndërkombëtarizuar nacionalizmin modern shqiptar është LDK.

LDK është themeluar në një kontekst socio-politik, socio-historik që kishin të bënin me shfaqje të nacionalizmave shovenistë dhe racistë që u bënë bazë dhe shkaqe të tragjedive dhe përmbysjeve të mëdha, kur çështja shqiptare si çështje kombëtare e kombit shqoptae dhe të drejtat dhe liritë e shqiptarëve si çështje e të drejtave demokratike dhe kombëtare u gjendën në udhëkryq: drejt fundosjes, ose drejt avancimit dhe zgjidhjes përfundimtare.

Gjatë tërë viteve të ekzistencës së saj, prandaj trinomi: liri, pavarësi, demokraci është trinomi që ka sintetizuar gjithë dimensionet politike, filozofike, kombëtare dhe qytetare të çështjes shqiptare dhe të strategjisë për zgjidhjen e saj.

Edhe pse është goditur fort, shumë personalitete politike janë vrarë, të tjerë kanë ikur edhe për të gjallë të presidentit Rugova, të tjerë janë eliminuar në luftën e brendshme dhe në kuadër të përpjekjeve për pushtimin e saj nga vegla kondomë të të tjerëve, LDK vazhdon të jetë partia që shpërfaq nacionalizmin modern!

Dhe mbetet e tillë përkundër ridimensionimit dhe rikontekstualizimit të koncepteve themelore të LDK-së dhe të ridemensionimit dhe rikontekstualizimit të çështjes shqiptare, sepse karakteri anticipues i filozofisë politike të presidentit Rugova i shpërfaqur në trinomin: liri, pavarësi, demokraci është duke u konfirmuar dhe shumë aktual edhe sot e gjithë ditën.

Shqiptarët dhe çështja shqiptare kanë nevojë për nacionalizmin demokratik modern të shpërfaqur nga presidenti Rugova, sepse i ruan nga surrogate të nacionalizmit, të ekstremizmit dhe të terrorizmit, dhe është garancë e zgjidhjes së drejtë të saj.

Çdo formë tjetër, pra edhe ajo çfarë e përfaqëson VV që në emër të nacionalizmit dhe të çështjes shqiptare ka ambientalizuar koncepte kundërkombëtare, kundërdemokratike dhe të ekstremizmit fetar.