LDK përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme

07.08.2019 10:08:18

Sot mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

 Në këtë mbledhje, po ashtu diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

Ky takim mbahet në selinë e LDK-së, duke filluar nga ora 16:30.

LDK, ditëve të fundit ka shtuar numrin e mbledhjeve dhe diskutimeve pasi Isa Mustafa, është rizgjedhur kryetar i kësaj partie.