LDK: Përqindja e të emëuarve politikë në Ambasadat e Kosovës, është tejkaluar

03.04.2018 13:59:07

Grupi Parlamentar i LDK-së ka reaguar ndaj Komisionit për Punë të Jashtme ku ky komision ka majtur një mbledhje me dyer të mbyllura duke intervistuar një kandidat për ambasador të propozuar nga Qeveria Haradinaj.
Përmes një njoftimi për media thuhet se Grupi Parlamentar i Lidhjes Dermokratike e Kosovës e konsideron këtë proces të paligjshëm duke shtuar se është tejkaluar përqindja e të emëruarve politik në Ambasadat e Kosovës në botë.

“Neni 7.7i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës kërkon që së paku 50% tëtë emëruarve si shefa misionesh të jenë Ambasadorë të karrierës, ndërsa pjesa tjetër të jenë të emëruar politik. Meqenëse përqindja e të emëuarve politikë në Ambasadat e Kosovës anekënd botës tashmë është tejkaluar dhe arrin në rreth dy të tretat , gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Jashtëm, z. Pacolli, përfaqësueset e LDK-së në Komision, kanë propozuar që mos të ketë emërime të reja politike derisa të rregullohet kuota prej 50/50, e kërkuar me ligj”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye sipas njoftimit në mbledhje nuk kanë marrë pjesë Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja Vjosa Osmani dhe anëtarja e këtij komisioni deputetja Doruntinë Maloku.

“Grupi Parlamentar i LDK-së konsideron se nënshkrimi i rekomandimeve të tilla nga ana e Presidentit të Kosovës, bie ndesh me ligjin dhe tejkalon kompetencat e tij kushtetuese”, thekson njoftimi.