“LDK po vepron drejt në raport me Hashim Thaçin”

06.07.2018 18:37:10

Njohësi i rrethanave politike, Haki Abazi vlerëson se qëndrimi i LDK-së, për të mos e përkrahur Hashim Thaçin në dialogun me Serbinë, është plotësisht në anën e drejtë të mbrojtjes së shtetit dhe institucioneve.

“Qëndrimi i LDK-së i paraqitur nga z.Hoti është qëndrim i LDK-së dhe i Grupit Parlamentar. është e vërtete që LDK ka një qëndrim të qartë dhe të prerë. Në asnjë mënyre e më se paku politikisht LDK, nuk do t’i konvenonte që të votojë pro Thaçit. LDK ka bërë kompromisin e madh e të dhimbshëm duke pranuar që të votojë Thaçin për president nën trysnin e kohës dhë të njerëzve që kanë menduar që Thaçi mund ta ketë mësuar leksionin se askush nuk do ta bëjë koalicion”, deklaroi Abazi për “Gazeta Blic”.

Analisti Abazi, tha që tradhtia që Thaçi i ka bërë vite me parë Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shumë i madh.

“Tradhtia që i ka bërë Thaçi LDK-së duke e rrëzuar qeverinë është i pakapërcyeshëm dhe me dëm shumë të madh. Çfarëdo trysnie tani nuk ka më kuptim. LDK nuk mundet të bëjë vetëvrasje politike duke u vendosur nënë trysnin e Hashim Thaçit dhe sateliteve të tij. Kur Thaçi dhe Baton Haxhiu janë të hidhëruar me qëndrimin LDK-së, atëherë është e qartë se diçka mirë po bëhet dhe qëndrimi LDK-së është në anën e drejtë të mbrojtjes së shtetit dhe institucioneve”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të dhënë nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për mbështetjen e tij për Hashim Thaçi, Abazi tha që deklaratat e tij janë nxjerrur jashtë kontekstit.

” Qëndrimet e Hazirit nuk e besoj që duhet diskutuar meqë ai ka të drejtën e tij dhe besoj që janë nxjerrur jashtë kontekstit”, përfundoi ai.

Ndërkohë, LDK përmes një komunikate për media, gjatë ditës se stome  kanë konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tyre se presidenti nuk mund të udhëheq procesin e dialogut“LDK-ja me kohë e ka vendosur – Presidenti nuk mund të udhëheqë këtë proces dhe nuk e ka mbështetjen”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ata kanë kërkuar nga përfaqësuesit e qytetarëve, deputetëve që të vendosin vija të kuqe për Presidentin Thaçi.LDK përmes kësaj komunikate ka kërkuar edhe zgjedhje të reja.