LDK priti një delegacion të kryesuar nga Natalia Apostolova

11.01.2018 15:18:41

Zyra për Informim e LDK-së la njoftuar për takimin që kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kryetarja e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Politikë të Jashtme, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala kanë pasur me një delegacion diplomatësh në krye em shefen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Në këtë takim është biseduar për çështjen e nismës për shfuqizimin e Gjykatës speciale, e ndrëmarrë nga një grup kuvendarësh dhe e mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Zyrtarë të LDK-së dhe diplomatët shprehën shqetësimin për zhvillimet e kohëve të fundit lidhur me këtë çështje, kurse u dha garancion se LDK do të vazhdojë të punojë për interesat e qytetarëve.

Ky është Njoftimi i Zyrës së LDK-së për Informim:

Të nderuar/a

Ju njoftojm se sot, Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti dhe dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme) dhe z. Kujtim Shala (nënkryetar i Kuvendit të Kosovës), kanë pritur delegacionin e udhëhequr nga Ambasadorja Natalia Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së, Anders Ëollter i ngarkuar me punë në Ambasadën Suedeze dhe Tom Adams, Zëvendësambasador i Mbretësisë së Bashkuar.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për iniciativën e shfuqizimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.
Delegacioni falenderoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për qëndrimet në mbrojtje të interesave shtetërore dhe u dakorduan që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë i LDK-së me partnerët ndërkombëtarë, njëkohësisht ata shprehën shqetësimin e thellë rreth gjendjes së krijuar para disa ditësh.
Lidhja Demokratike e Kosovës garantoi se do të vazhdojë të punoj për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe asnjëherë nuk do të lejojë që vendi të futet në rrugë te paqarta.
Në takim u diskutuan edhe çështje të rëndësishme për shtetin tonë.

LDK – Zyra për Informim