LDK rendit sukseset e qeverisjes gjatë vitit 2016

28.12.2016 16:27:01

Karshi sfidave dhe problemeve të shumta me të cilat u ballafaqua shteti këtë vit, Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Mustafa ndër të tjerash ka arritur këto suksese:

Rritje ekonomike më të lartë në rajon, buxheti më i lartë në historinë e Kosovës dhe atë me mbi 2 miliardë euro, ulje në rekorde të papunësisë nga 35% në vitin 2014 në 26% në vitin 2016, nënshkrimi i Marrveshjes për Stabilizim Asociim, përmbushja e kritereve dhe marrja e rekomandimit për liberalizim të vizave, marrjen e kodit telefonik, rritje më të madhe të pensioneve dhe përkrahjen sociale mbi 25% deri në 70% të pensioneve, zgjidhjen e cështjes së veteranëve 17 vitesh pas luftës, sukseset e Kosovës në antarsimin e saj në UEFA dhe FIFA, vlerësimet më të larta të Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbi të gjitha stabilitet institucional, shtetëror dhe lidership politik për të mos lejuar zhytjen e vendit në kaos.

Qeveria e Kosovës vitin e përmbyll me miratimin e propozimit të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, për ndarjen e mjeteve për blerjen e protezave për Invalidët e UÇK-së, në shumë prej 150.000 euro.