LDK-së t’i kthehet mandati i rrëmbyer qevërisës, vendit dinjiteti!

28.07.2019 14:07:49

Nga Fatmir Bajraj

LDK-ja ka tejkaluar bindshëm e sukses’shëm pasojat e Kuvendit të VI-të Zgjedhor me çrast erdhë deri të ndarja e saj, dhe humbja e pushtetit si pasojë e humbjës së primatit për t’qenë forcë e parë politike n’vend dhe faktit të pakontestueshëm sipas të cilit, PDK-ja kishte dalë e para, falë makinacioneve dhe vjedhjeve industriale të votës n’shtetin e kapur nga SHIK-u dhe kapo-bandat n’shtet-kapje.
Bashkëqeverisja me PDK-në e Hashimit, e LDK-së së mbetur n’krye me ish Presidentin Sejdiu, i cili nxori jashtë “shtepisë” 46 % të LDK-së, dëmtoj rëndë imazhin e LDK-së në vend dhe shkaktoj zhgënjimin e thell të elektoratit të LDK-së, i cili abstenoj n’zgjedhje n’shenjë paknaqësie dhe deshprimi n’lidershipin e ri dhe në strukturën e konstruktuar nga Ay.
Pasoj bashkëqeveisja fatale me PDK-në e Hashimit, pazar ky i nisur pas vdekjës së presidentit historik, Rugova, nga Thaqi & Sejdiu, që njihet me “testin demokratik” n’Parlamentin e Kosovës, përkatsisht të shkarkimit të “but” të ish Kryeparlamentarit Daci.
– Ngrirja me marveshje e postit të t’parit n’LDK, dhe marrja e postit të Presidentit të vendit n’koalicion fatal qeverisës për LDK-në dhe vendin nga ana e ish Presidentit Sejdiu, ishte një akt i cili linte LDK-në pa Kryetar dhe i jepte mundësinë aleatit jo-besnik n’bashkëqeverisje, PDK-së së Hashim Thaqit, që t’godas fort dhe sakt LDK-në dhe Sejdiun, pikërisht në plagën të cilen i kishte hapur vetë, dhe kjo ndodhi.
Ardhja n’krye të LDK-së e kademik Isa Mustafa, në Kuvendin e VII-të, të Përgitshëm Zgjedhor të LDK-së, një Kuvend Zgjedhor, të cilin ish President Sejdiu kishte gaditur për vete dhe strukturën mbeshtetëse të tij, me një rezultat brilant & spektakolar, 75% për Isën, kundruall z.Sejdiu 25%, ishte një deshmi deshprimi dhe humbje e besimit në ish Presidentin Sejdiu në njërën anë, dhe mbeshtetje e parezervë për akademik Isa Mustafa, i cili ishte shquar në udhëheqjën dhe drejtimin e Kryeqytetit dhe poashtu në menagjimin korrekt & profesional si Ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës në një periudhë 10 vjeqare.

Nga ajo kohë dhe deri sot, LDK-ja ka shënuar rritje permanente dhe solide, duke kthye qeverisjën në disa Komuna të cilat kishte humbur n’kohën e z.Sejdiu, duke e kthye në parti të parë dhe t’pa konkurencë në pushtetin lokal, dhe veqanarisht, me besimin e kthyer dhe me punën serioze karshi qytetarëve dhe intersit të vendit, përkundër ashpersisë dhe agresivitetit të kapo-bandave anti-LDK dhe anti-Kosovë, sot LDK-ja është parti e parë n’Parlamentin e Kosovës, me GP më të madh, dhe mbi të gjitha ; në sondazhët e bëra dhe të organizuara jasht LDK-së, rezulton t’jet subjekti ma i votuar në Republikën e Kosovës, i cili ka mbeshtetjën dhe besimin qytetarëve për t’i lën n’dorë qeverisjën dhe fatin e vendit.
LDK-ja drejtoj në mënyrë të spiktaur dhe brilante Qeverinë e Republikës së Kosovës me Kryeministër , akademik Isa Mustafa, në një koalicion imediat me PDK-në e Hashimit e Kadrisë, pas një aktgjykimi të padënjë të Gjykatës Kushtetuese të Enver Hasanit, dhe i mori PDK-së, “fituese e zgjedhjeve” (lexo:vjedhjeve) e cila ishte në një koalicion të madh parazgjedhor me shumicën absolute të spektrit politik të vendit, posti e Kryeministrit të vendit, për çfarë realisht, edhe mbahen zgjedhjet politike, parlamentare.

Sukseset e arritura të Kryeminsitrit Mustafa dhe të Qeverisë që drejtonte LDK-ja, ranë n’sy të t’gjithë atyre të cilëve u pengonte një Qeveri profesionale, e përgjegjshme dhe në interes të vendit, të cilet ; e luftuan me t’gjitha mjetet e mundshme : demokratike dhe jo demokratike ; Opozitë dhe PDK.

– Sulmet e Opozitës, LVV, AAK, NISMA, të ndihmuara edhe nga SHIK-u dhe PDK-ja, mbi Institucionet, pronen publike dhe titullarët nga radhet e LDK-së dhe veqanarisht Kryeministrit Mustafa, ishin kthye në dukuri t’zakonshme dhe t’përditshme, si skena tërbimi, agresiviteti dhe terrori n’betëjën për pushtet dhe rrëzimin me çdo kusht të Qeverisë së parë të pas-luftës të drejtuar nga LDK-ja dhe njerëz të duhur e t’nevojshëm…!

Gazi lotësjellës dhe mjetet pyroteknike të përdorura në tempullin e demokracisë parlamentare, sulmet fizike ndaj Kryeminstrit n’Parlament, n’rrugë dhe dhe n’familje nga Opzita e etur për pushtet dhe ma e etur për t’a nxjerrë LDK-në nga qeverisja e vendit, të suportuara në mënyrë të padiskutueshme dhe absolute, nga partneri i pabesë i koalicionit, PDK-ja SHIK,isto kriminale dhe anti-shqiptare n’krye me Hashimin & Kadrinë.

Suksesi i Qverisë së drejtuar nga LDK-ja dhe Kryeministri Mustafa duhej t’ndalej me çdo kusht !

Kauza e vertetë e Opzitës (LVV, AAK & NISMA), si dhe e PDK-së n’pushtet, e kësaj bande mafio-kriminale, e cila ri-tradhëtoj partnerin e koalicionit, pra LDK-në, dhe u bënë bashkë në një koalicion nate e terri, koalicion tradhëtie & pabesie ndaj LDK-së dhe Kosovës, por pa e lënë anash as Listën Srpska të Vuqiqit, aleate e PDK-së së Kadrisë & Hashimit në mocionin për rrezimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës , të drejtuar nga LDK-ja me Kryeministër , akademik Isa Mustafa.

Ra perdja !

Mocionistët, PDK, AAK, NISMA (PAN-i), (përjashto LVV-në) u ri-grupuan në një koalicion parazgjedhor dhe si “t’parët”, t’formojnë Qeverinë e Republikë së Kosovës, Qeveri të pakicës parlamentare dhe duke lënë jasht qeverisjës, shumicën absolute shqiptare, dhe duke e bërë pakicën serbe n’Kosovë, për herë t’parë në Kosovën e çliruar, faktor bosht të formimit të Qeverisë dhe të Institucioneve të vendit.

U harruan kuazi-kauzat ; Zajednica e Demarkacioni.

U arritë kauza e vertetë, pushteti mbi të gjitha, dhe pa LDK-në, edhe pse me Listën Srpska.

Qeveria e PAN-Serbisë, e autorëve Thaqi & Vuqiq, me Kryeministër Hardinaj, ra, duke dhënë dorëheqje Kryeminstri, “n’mbrojtje” të dinjitetit të shtetit dhe Institucioneve…!?

Zgjedhjet e parakohshme, janë t’pashmangshme, por ; ma thot fuqi mendimi, ato s’do mbahën n’respektim të ligjeve pozitive dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ngase Kryekapësi i shtetit, Hashim Thaqi, do zvarrisë n’pakufi dekretimin e tyre, duke abuzuar me dekretin dhe shkel Ligj e Kushtetutë, deri atëhrë, kur t’sheh t’nevojshme ai dhe vullneti i tij për një akt të till, siq ndodhi edhe me KQZ-në si pervojë e fundit e hidhur me Presidentin e papergjegjshëm dhe atutoritar, despotin Thaqi.
Du t’besoj, se kësaj radhe, presioni i Amerikës do jet me kohë dhe shtynë axhendën para për zgjedhje t’parakohshme, gjuhë e vetme të cilin njeh despoti Thaqi.

Qeveria e ardhshme duhet të drejtohet nga ekucioni me një të njohur (LDK-në) dhe një t’panjohur (LVV-në), ku drejtimi i Qeverisë duhet të bëhet nga subjekti i provuar e s’provuar në një qeverisje të mirë, profesionale dhe të zhvillimit, pra nga LDK-ja, të cilës të gjithë tjerët u bënë bashkë, për t’ia vjedhë mandatin qeverisës n’gjysëm të rrugës dhe duke dëmtuar vendin.

Tekefundit, kështu thot edhe vullneti i Sovranit, që nxjerr LDK-në të parën dhe jo LVV-në e dëmtuar nga qarja dhe ndarja n’dysh.

Analist dhe opininist, të cilët si zgjidhje fatlume, parapelqejnë LVV-në dhe Albin Kurtin n’krye të Qeverisë së kaolicionit LDK & LVV, u themi se një Qeveri jasht vullnetit dhe zanit të Sovranit nuk mund të jet legjitime n’radhë të parë, pastaj edhe legliteti i saj është i cunguar, por ju të gjithë mund të shkoni n’LVV dhe t’ jepni voten Albinit dhe subjektit të cilit i prinë ai.

LDK-ja, ruanë të drejtën absolute për Kryeminitër të Republikës së Kosovës, perkundër preferencave dhe “këshillave” të analistëve & opinionistëve n’vend.

Zani i Sovranit, Zani i Zotit.