LDM: Opozita nuk mund të kushtëzojë punën e komisioneve

21.03.2017 20:07:01

Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë, pas dështimit të partive politike që të formojnë Komisionin për zgjedhje dhe emërime, ka lëshuar një komunikatë në të cilën thonë përbërja e trupeve punuese është reflektim i numrit të deputetëve, me çka shumica parlamentare duhet të merr vendime, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ndodh që opozita të insistojë për shumicë në komisione dhe udhëheqësinë e të njëjtave, në atë rast do të ndodh bllokadë e punës së Parlamentit. Shumicë mundet dhe duhet të ketë opozita në komisione që kryejnë kontrolle mbi zyrtarët për siguri dhe institucionet të cilat mund të kenë kontroll mbi organet për komunikim publik (përgjime). Me Komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe Komisionin për çështje të imuniteteve-mandateve, çdo herë kanë udhëhequr deputetët e partive që kanë shumicë në Parlament”, thuhet mes tejrash në kumtesën e LD-së.