Le të udhëhiqemi nga filozofia politike e presidentit Rugova dhe nga sakrifica për liri, dhe do të dalim fitimtarë!

16.02.2018 19:54:10
Nga Rexhep Kastrati
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, urime 17 shkurti – dita e pavarësisë!
 
Tashmë kur po përfundon dhjetvjetëshi i parë i Pavarësisë, dhe kur po fillon një dhjetvjetësh tjetër, mund të themi se edhe pse do të donim që Kosova të ishte më e fortë, më funksionale, me demokratike dhe më e zhvilluar, megjithatë është shteti ynë i lindur me vështirësi dhe po rritet me vështirësi.
 
Ky dhjetvjetësh ka qenë me plot sfida dhe me armiq të shumtë, por edhe me shumë miq, dhe me miq të fortë, sikurse SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, që ka mbështetjen e BE-së,
 
Le të shpresojmë që në dhjetvjetshin e dytë të hyjmë më të konsoliduar, më të bashkuar dhe më të përgatitur për të përballuar sfidat rajonale dhe më gjerë.
 
Ju ftoj që të gjithë të kujtojmë presidentin Rugova, Prijësi, Lideri që udhëhoqi procesin liri, pavarësi, demokraci dhe që na ka lënë një pasuri të madhe: filozofinë e tij politike që është aktuale dhe e domosdoshme edhe sot e gjithë ditën,
 
Le të udhëhiqemi nga filozofia e tij politike dhe do të jemi fitimtarë!
Po ashtu, le të kujtojmë sakrificën e familjes së Adem Jasharit dhe të popullit për liri, sepse kështu nuk harrojmë se ky shtet nuk do të ishte pa këto sakrifica.
Le të jemi të ndërgjegjshëm se ky shtet nuk duhet të nëpërkëmbet, por ta ruajmë dhe ta zhvillojmë me dashuri dhe me përkushtim!
Në këtë 10 vjetor, le të përulemi me respekt të thellë, me mirënjohje të përjetshme aleatëve tanë në krye me SHBA-të që ndalën shfarosjen e një populli dhe bënë të mundur që Kosova të çlirohet dhe të bëhet shtet i pavarur!
Zoti e bekoftë presidentin Rugova!
Zoti i bekoftë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë shteteve që ndihmuan në çlirimin e Kosovës dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës!
Zoti i bekoftë aleatët tanë në krye me SHBA-të!