Legjendat e vikingëve / Amleti, e famshmja sagë që frymëzoi Shekspirin

19.02.2019 22:04:12

Nëse emri duket si një anagramë e diçkaje shumë të njohur, nuk e keni gabim. Kjo sagë, është një nga burimet kryesore që Shekspiri përdori për tragjedinë e tij të famshme Hamleti. Është një legjendë nga vikingët danezë, bazuar tek disa personazhe mbretërore, që jetuan disa qindra vjet më parë.

Ashtu si në dramën e Shekspirit, xhaxhai i Amletit vret babanë e tij dhe martohet me nënën e tij; Amleti e sheh çmendurinë si një mënyrë për të përballuar vështirësitë e tij të tmerrshme, dhe ai dërgohet në Angli nga xhaxhai i tij i lig, në një përpjekje për ta eleminuar. Versioni Viking i historisë, nuk përfshin ndonjë lidhje dashurore në mes, dhe komploti është më pak kompleks se ai i Shekspirit.