Leipzig rimerr kryesimin e Bundesliga-s

17.12.2016 17:52:47

Leipzig ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë kundër Hertha Berlin duke fituar me rezultatin e pastër 2:0. Vendasit dominuan që nga minuta e parë ndeshjen duke krijuar edhe shumë mundësi shënimi. Dy golat që vendosën takimin u shënuan nga Werner dhe Orban. Me këtë fitore Leipzig rimerr kryesimin e Bundesligas dhe do të presë rezultatin e Bayern që luan nesër. Për të mos harruar që javën tjetër dy ekipet do të ndeshen me njëri-tjetrin në luftën për titullin kampion. Bayern neser luan në Jonathan-Heimes-Stadion arena te Darmstadt me fillim në ora 15:30. /fokusi.org/