Lejla Hoti: Dy poezi

22.07.2018 14:23:39

Kam dëgjuar për ty

( Havzi Nela)

Se kurrë nuk u  binde

kam  dëgjuar se ti
kurrë më të keqen nuk u pajtove
nuk u përqafove
popullit jetë kope
i thë: jo.

Havzi, kam  dëgjuar se ti
edhe pse shumë e deshe jetën
Atë në këmbim
për lirinë e popullit
dhurove.

Havzi,

Ata për mosbindje të dënuan
Për mos-heshtje
të varen atë ditë gushit
mes qytetit në litar
Qielli lotoi
e toka rënkoi

” Hej metet, mes qytetit

varen një Poet”

Havzi,

E pashë atë ditë

Nga dritë e syve tu
u përhapë dritë
Nuk ishte rrufe
ajo shkrëpëtimë
ishte dritë e syve
qe vrau frikën
zgjoi popullin
nga ajo agoni

Havzi,

dritë e syve tu
jo,  i tha frikës
jo, i tha heshtjes
e fjalës në zingjirë.
Po i tha lirisë.

Havzi,

E ndjeva

E erë e trupit tënd
atë 10 gushti
kur dielli zhuriste
u bë lule
kundërmoi Liri

Havzi,

Ata të varen në qytet
por mbeten të trishtuar
Nga guxim yt
Nga fjalë e thënë
Liria mbiu në çdo shtëpi
Ti mu në mes qytetit
u rilinde përsëri.

 

Fragment zemrimi

Atdheut çdo dite tinezisht ja këpusin nga dhjetra lule
Tinzisht gjymtyre ja thyejne
Tinzisht cka nuk i bejne…
Paturpesisht
Qeshin ….
Zgerdhijne…
Para e kraneve te botes
Thonë,, ne sollem lirinë,,
Liria, qanë …
Ikonë lotuse në sytë e atdheut duket gjithëherë.
Fëmijtë barkëthatë, enderr vrarë,
Acari i ngrine
dielli i kallë
Lulet tona dhëmbeshurisht
Nëpër dhera të huaja mbijnë.
Ata qeshin,
Zgerdhijne
Festojnë pavaresine
Qe vetem ne enderr mbet tash e njemije vjet.
Thotë një fjalë,, buka haram vretë,,
Ndoshta vretë..
Nuk vrau vjet, as sivjet,
Po, durim, durim, barkethati ynë

durim

2014. Pz