Lekaj, liderëve: A po e rrëzoni murin?

15.12.2016 12:48:29
????????????????????????????????????

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka ngritur një pyetje për udhëheqësit institucional lidhur me murin në veri të Mitrovicës.

Ky është postimi i plotë i Lekajt në Facebook:

“Derisa, Presidenti, Kryeministri dhe vartësit e tij flasin se si do të rrënohet muri në veri

Serbia po e betonizon veriun edhe me një tjetër muri, kësaj radhe me një ndërtesë të lartë e cila sipas mediave do të mund të përdoret nga institucionet e Serbisë.

Ka ardhur momenti, që deklaratat (kundërthënëse) të kthehen në veprime konkrete.

Të rrëzohet muri dhe të jepen shpjegimet për arsyen pse po lejohet të ndërtohet një tjetër objekt i dyshimtë.

Kosova është duke u sfiduar çdo ditë nga cenuesit e sovranitetit dhe po vuan nga mungesa e institucioneve që e mbrojnë atë.

Nëse nuk shohim veprime konkrete, atëherë i bjenë që turri i disa udhëheqësve institucional është i qëndrueshëm po aq sa zëri i disa gjelave të moshuar”.