Lekaj: Tuneli i ‘Alpeve Shqiptare’, e shkurton rrugën për në Mal të Zi rreth 45 minuta!

08.07.2018 14:00:58
????????????????????????????????????
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se autostrada e “Dukagjinit” dhe Tuneli i “Alpeve”, do ta bëjnë atraktive këtë pjesë të Kosovës për investime serioze në turizëm, bujqësi e agrokulturë, për çka fermerët dukagjinas janë të njohur.

Ai ka shkruar në facebook se tuneli i “Alpeve shqiptare” që do të shkurtojë rrugën për rreth 45 minuta me Malin e Zi dhe që do të lidhë Pejën me Rozhajen, rrjedhimisht, Peja lidhet me koridore të rëndësishme ndërkombëtare.

“Ne këtë vit do të përfundojmë me planifikim, kosto e profit për Kosovën dhe nga viti tjetër do të shohim rezultatet konkrete në ketë drejtim”, ka shkruar ai.