Lekaj u drejtohet me kërkesë zyrtare deputetëve për të mos e votuar demarkacionin

20.07.2016 12:29:03
????????????????????????????????????

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u është drejtuar të gjithë deputetëve të Kosovës me një kërkesë zyrtare për ta kundërshtuar versionin aktual të demarkacionit.

Burime të “zeri.info”, brenda grupit parlamentar të AAK-së, kanë bërë me dije se Pal Lekaj u ka dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës një letër të tillë, përfshirë edhe deputetëve minoritar.

“Zeri.info”, ka arritur të siguroj vetëm letrën të cilën Lekaj ia ka dërguar shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Në këtë letër thuhet: “I nderuar, duke besuar në kredibilitetin tuaj personal dhe profesional, te plotfuqishëm që të tejkalohet situata e demarkacionit, duke kundërshtuar versionin aktual që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektar tokë, vota jonë e bashkuar për ta ndalë këtë version do të jetë dëshmi se sovrani i Kosovës jeni ju.

Ne besojmë në ju, andaj kundërshtimi juaj e vërteton besimin qytetar që do ta keni rastin ta dëshmoni!”.