Lëkundje të forta toke në Shqipëri, sërish tërmet me magnitudë 5.6

27.11.2019 16:59:13

SHQIPERI– Dridhet sërish toka në Shqipëri. Dy lëkundje të njëpasnjëshme raportohet se kanë ndodhur, me magnitudë 5.6 deri në 5.8 të shkallës Rihter. Deri më tani, lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Vlorë, Durrës e Fier. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik me thellësi dy kilometra.