Lëkundje tërmeti në Korçë, ja sa ishte magnituda

30.05.2020 09:47:26

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë. IGJEUM raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës rihter. Lëkundja është ndjerë në orën 09:00, në Kapshticë të Korçës, me një thellësi 22 kilometra.

Nga tërmeti nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz, por lëkundja ka krijuar panik te qytetarët.