Leposaviq, serbët përleshen për parti politike

05.10.2019 13:39:16

Të premten rreth orës 19:50, ka ndodhur një përleshje fizike midis pesë serbëve në fshatin Jarinjë e Poshtme në Leposaviq.

Shkak për këtë përleshje dyshohet të ketë qenë rivaliteti për subjekte politike.

“Raportohet se dy mbështetës serbë të një subjekti politik, kanë kanosur tre mbështetës serbë të një subjekti rival politik. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurën të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.