Lëshohen 105 urdhër-arreste në Turqi për mbështetësit e Gylenit

07.09.2016 13:33:52

Me kërkesë të prokurorisë në Ankara të Turqisë, sot janë lëshuar 105 urdhërarreste në të gjithë shtetin turk. Mediat turke raportojnë se policia turke ka nisur operacionet për arrestimin e 105 personave që dyshohen se kanë lidhje me lëvizjen e imamit Gylen.

Ende nuk dihet sa janë të arrestuar por policia ka deklaruar se po vijojnë operacionet. Gjithashtu gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe shkrimtari i njohur në Turqi, Ozer Sencer pas pretendimeve që ka lidhje me Lëvizjen Gylen.