Lëshohet për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte

29.08.2019 18:14:22

Është lëshuar për qarkullim rrethrrotullimi të ura perëndimore në lagjen Lakrishte.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se që nga dita e sotme është lëshuar për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në lagjen Lakrishte, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, duke thënë se qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në kryeqytet.

Kjo rrugë do të sigurojë dalje më të lehtë ne lagjen “Arbëri”, dhe do të lehtësojë trafikun në Qendër të qytetit.

Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Prej sot është lëshuar në qarkullim 🚗 ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës.

Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjësë shumë të frekuentuar të Prishtinës.

#investimet2019.