Poezi nga Lejla Hoti: Letër babait

20.10.2019 13:43:35

Leter babait

Sa here letër të bardhë
Ne toke takoj
Ndjej zërin tend
Qe me thote:,, perkulu, merre
Mos e demto.
Shkruaj mbi te mallin, dashurine,,
Baba,a thu ti nuk ishe Poet?
Une te shihja
Kur flisje
Me hene e me yje
(Ç munde t’u thoje valle?)
Unë të dëgjoja
Kur flisje me malet

të dëgjoja
Kur flisje më pushkën
E fshehur ne mur.

Tani fjala jote
Eshte fjala ime

është në mua

Me kujtohet si sot
Kur hidhje sytë larg,
Larg, diku pas varg malesh
E pushkën në dorë ledhatoje, i zemeruar.
,,Për të pabesin, besë nuk ka thoje,,
Më thoje atje larg pas malesh është kufiri
Kufiri më gjëmba

Atje larg
Pas bjeshkë është deti

Shshshtttttt….
Dëgjoje si gjëmonë
Bashkimin tonë kërkon.
Sytë i mbusheshin lotë
E vërteta dhëmbe e shëmbe.
U munduan të na ndajnë
Vuren kufij me gjëmba e mur
Po ne kemi një gjak,një gjuhë
Një flamur.
Me kujtohej kur thoje
,, jemi nje popull
Për çudi, gjërat e ndaluara
..gjithmonë i  dashurojmë
Edhe kur ato më kokë na kushtojnë, ,

Pushken fshinte më kujdes
Lej.. më thoje
Për :,,për të pabesin, besë nuk ka,,
Pushkën duhet ruajt si sytë
Për ditën e zezë.
Vinte mbremja e linddte dielli përsrëi
Shikimi i tij mbet i godhduar pas vargmalesh.
Andej me tha kam një dashuri.

Varret tona do jene të qeta
Vetem kur nuk ka kufijë,,
Tani kur letër të bardhë
Ne tokë fershellinë
Përkulem e marre dhe të shkruaj:
,, BABA, pusho i qetë
Nuk ka ma kufijë, as mur, as gjëmba
Vargmalet janë një si ty ta donte zemra,,
..