Letër e hapur kryeministrit Haradinaj

24.04.2019 23:10:30

Nga Binak Maxharraj

Kryeministër a je n’vedi, të kanë mashtru, apo u mashtrove-harroje Çakorrin

Kryeministër veç po du më ta përkujtu, së në vitin 1945 u patë formu Komisioni shteteror jugosllav për delimitimin e kufijve në përbërje: Millovan Gjillas, Milladin Popoviq dhe Svetozar Vukmanoviq –Tempo. Ky Komision e beri delimitimi historik dhe egzistues midis Malit të Zi dhe Serbisë(Kosovës) në këtë vijeë kufitare: Qafa e Çakorrit-Mokna-Hajle-Kullë. i cili si i tillë qe nga viti 1945 nuk ka ndryshu asnjëherë, është konfirmuar më Kushtetutë të YU II si dhe i pranuar me te gjitha ligjet dhe aktet relevante politike, juridike dhe ndërkombëtare. Ky kufij midis Malit të Zi dhe Kosovës, është pranuar edhe nga Komisioni i Badintierit(1992),nga Rezoluta 1244 e KS OKB,por i konfirmuar edhe nga Kushtetuta e Kosovës(2008), figuroi edhe ne aktet ushtarake, në librat shkollore deri ne Universitet. Kjo është e qartë

Kryeministër mos ia futë kotë

Kryeministër është e tmershme të mos pajtohësh me atë për të cilën edhe vetë je pajtuar, apo te kanë mashtruar. As së si të pajtohesh së Çaokrri përgjithëmonë është i humbur për Kosovën ia falem Malit të Zi. Mark Milani i Malit të Zi edhe me luftë nuk mund e mori kurrë Çakorrin, sepse përpara i kishte Kreshikët rugovas qe ishin në gjendje ta dhënë edhe jeten. Gjithëmonë kanë thanë së ate çka nuk mund e bën shkau e bënë Shqiptari. Dhe shqiptari e bani ia fali Përkrenarën e Kosovës Malit të Zi me plotë deshirë bile duke e votu edhe ne Parlamentin e Kosovës me 21 Mars 2018 ku edhe vetë ishe aty. Kjo është e tmershme, kjo është turpesi, kjo është tradheti ndaj vendit dhe kombit.

Këto ditë u ngjite në Rugovë për të marrë pjesë në Akademin përkujtimore për ndër te 22 deshmorve të kombit të Brigades 136. Nga aty thatë haptas se nuk ka përfunduar ende asgjë me kufirin, nuk është vendosur asnjë gur për gjatë kufirit, bile i quan edhe rrenacak dhe mjeranë të gjithë ata që thonë se është falë tokë ne Çakorr. Është falë Kryeminister, bile 82 00 hektar tokë. Çakorri nuk është më i yti as i imi, E ke humbë përgjithëmonë, nuk të bajnë punë as një mijë gjyqe. Pasiqe në Rugovë ne Akademin përkujtimore pse nuk u vertetove vetë, pse nuk u ngjite edhe pakë më naltë deri ne Haxhe, për tu bind se a ka gur kufiri. Por, aty ishe ndal, tu kishte kërku pasaporta për me hy ne Mal të Zi.

Por këtë këto ditë ta bani me dije edhe Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviq, kur tha së puna e demarkacionit është e përfundueme një herë e përgjithëmonë.

Kufiri luajti nga vendi me ardhejën e Pavaresisë me 2008?!
Ktyeminister nuk e di se a e din apo jo, por dua me ta përkujtu një çështje që ndoshta nuk e kë dijtë. Ti po thu se nuk ka gur në kufirin me Malin e Zi, por une po ta përkujtoj se ata gur janë vu qysh në vitin 2008, pra në te njejtin vite edhe kur është shpallë Pavarësia e Kosovës. A është kjo koinçidencë apo rastesi unë nuk e di. Ja faktët.

Adem Muriqi ishte polic kontrolli i kufirit në Kullë, apo Zhlep qe nga viti 1974. Ai tregon se deri në vitin 2008 këtë ask rrugor e mirembante dhe e kontrollonte Kosova. Por, qe nga viti 2008 Kosova më nuk kishte çasje ne këtë ask rrugor, e kishte marr Mali i Zi, bile edhe duke e zbritë vijën kufitare për 6 kilometra ne mbrendësi të Kosovës. Bile, ate vitë pati edhe protesta te banërëve te zonës te cilet nuk kishin qasje ne pronat dhe kullotat e tyre, sepse Mali i Zi i kishte vu kufirin e ri per 6 kilometra ne mbrendi te Kosovës. Më kujtohenë pamjet ne tv se si në ate kohë banoret e zones tendonin te kenë qasje ne ate pjese te”okupueme”por nuk lejoheshin. Çudi askush nuk reagonte nga kreret shteteror të Kosovës. Pra, kjo tregon se diçka ne msheftesi me te madhe kishte ndodhë, se si dhe kushë e bëri këtë tradheti do ta tregoi koha, historia .

Kryeminister burrat e Dugagjinit nuk dorezohen lehtë, por ti e bërë këtë. Unë nuk e di se a të mashtruan, apo u mashtrove vetë?!

Ishte  e qartë se diçka nuk po shkonë me demarkacionin me Malin e Zi. Komisioni shteteror Meha, nuk kishte për detyre te bajë demilitimte ri të vijeës kufitare, por vetem demarkimin qe do te thotë se ai e bëri demilitimin e vijes kufitare, pra vijes se re kufitare ku Kosova ashiqare po humbëte tokë.

Ti z.Kryeministër u rebelove i more rrugët e protestave. Populli të admironte për qendresen tende. Protestat ishin te fuqishme si ne Zonën e Rugoves por edhe në Pejë Për demarkacionin u protestue edhe ne Parlamentin e Kosovës, bile edhe me gas lotësjellës.    U mbldhën edhe mbi 200 nenshkrime nga qytetarët te cilat gadi se nuk e theve deren e Kuvendit për ti futë mbrenda. Por, kolegu yt Kadri Veseli nuk ti mori parasyshë, i futi diku në errësirë. Por ta vunë syrin, rrethin si me te zbutë, si me te shilu, si te dorëzohesh, ta afruan karrotën e madhe pozitën e Kryeministrit. Nuk hetizove fare e pranove. Këtu filluan edhe lojrat tua për demarkacionin. Nuk ishe ma ai Ramush Hrajdinaj i protestave, te shiluan, kërpeshi tashti po te rrinte më mirë. Ishte çeshtje ja demarkacioni ja vizat.

Presidenti i filloj lojen e tij të flliqët. Iku natë në errësirë se bashku me Enver Hoxhaj dhe shkuan ne Podgoricë e sollën një leskë-letërku thuehj se të dy palet do te pajtohën që pas aprovimit nga të dy Parlamentet vija kufitare mund edhe te korrigjohet. Ajo lëter dokument kur nuk u ba transparente, por dihej se nuk ka kurrfare peshe dhe vlere ndërkombetare. Kjo do te thotë se fitoi versioni Meha ku Kosova humbi mbi 8200 hektar tokë, ne dosjen e dokumentacionit ishte futë edhe te sheturat e Komisionit Bulliqi sa për sy e faqe sa për ta mashtru Ramush Harajdinaj.

Kryeministër edhe pas dy viteve te deklarosh se hala nuk është qitë gur kufiri me Malin e Zi, është një prrallë qe as fëmijet nuk të besojnë: Çakorri është i humbur përgjithëmonë dhe se nuk ka forcë qe mund ta këthen pas.Më këtë duhesh të pajtohësh.Nuk ka vend këtu për retorika, nuk ka vend për vajtime, sepse Çakorri është i humbur, ose u shitë, ose u falë do të tregoj e ardhmja.

Por, kreyesorja është Kryeminister mos vajton më për Çakorrin, ate mund vetem ta shohish në andër sepse t’i angazhosh edhe të gjitha gjyqet e botes nuk të bajnë punë. Pra, Çakorro ka marr fund, por është mirë qe ti hapish syt që mos tre mashtrojnë edhe njëherë duke dhanë teritor Serbisë. Ky do te ishte edhe fundi fatal për ty.