LËTËR E HAPUR KRYEMINISTRIT HARAJDINAJ

24.09.2018 08:56:56

Nga:Binak Maxharraj

PËRPLASJET-THAÇI HARAJDINAJ RRETH DIALOGUT.

1.Kryeministër një hërë ne rastin e demarkacionit të mashtroi Thaçi.Ateherë populli bukur shumë tu patë idhnu,bile edhe filloj të injoroi dhe te urren.

2.Kjo është përplasja e dytë e jotja me Thaçin rreth dealogut,ku ti je deklaru hapas së e kundërshtonë ndryshimin,ndarjen apo korixhimin e kufinjeve.

3.Kurse Hashim Thaçi qendron hapta pas qendrimit te tij personal për prishejën e kufinjëve më Serbin,qofta ajo ndarje,kembim apo shkembim.Këtë ai e banë ne krye ne vehte pa kurrfarë autorozimi,pa lejen e Parlamentit të cilin tashe kur po e sheh se atje nuk mund te deperton ka fillu lojën e tij për anashkalimin e Parlamentit.Ky njeri e ka një zor te madh.Ky njeri është në gjendje qe ti jep Serbisë krejte se çka ajo kërkon,pa kërkim falje për gjenocidin qe e ka ba ne Kosovë Ky është në gjendje ta rrotullojë krejtë Kosovën,ta banë pikë e pesë,vetem me shpetu nga Gjykata Speciale.

4.Kryeministër kjo është një përplasje e fortë midis Teje dhe Thaçit.Ki kujdesë së ai është në gjendje me te mashtru përseri,me ta fut kungjin.Por ta dijshë nese lëshon pe edhe kësaj radhe për çështjet kurciale,vitale për atedheun,siç janë kufinjët e atedheut te cilët janë të pa cenushem të saksionuar edhe më Kushtetutë

Nese vertet lëshonë pe,atehere për çka kë luftu(sepse Thçi thotë se ka nejtë largë luftës nuk ka hy ne flakën e saj,e nuk e ka gajle te veproi kësisoi),për çka e ka derdhë gjakun familja e jote(Thaçit nuk ju ka mbytë bile asnjë pulë),mos shkelë mbi gjakun e familjës sate dhe të deshmorve te kombit qe e dhanë jeten për këtë liri te cilën pikërisht Hashim Thaçi po mundohet te shkatërroi.

Kryeministër me i rendesishëm është atedheu ta mbroshë edhe ne paqë,se sa një pozitë e Kryeministrit qe ta ka dhanë Thaçi të cilën edhe mund ta merrë kur te dojë.Kryeministër fytyra është më e madhe se pozita.Nese edhe kësaj hërë lëshonë pe mbetesh i pafytyrë,ske me pas as fytyrë e as faqe me dalë në rrugë.Kryeministër nese lëshonë pe edhe kesaj radhe,kjo do te jete vdekje për ty ne jetën politike,nuk te vyen gja as namuzi as Partia.Populli përjetesishte ka me ta këthy shpinën.

Është zgjidhja e jote Kryeministër.