Letër e hapur popullit të Kosovës! 

20.01.2020 11:53:37
Nga Adem Bytyçi
Popull i dashur, nuk duhet të lejoni që deputetët e ligjislaturës shtatë të marrin parat nga gjepi i juaj i varfër pa punuar as gjë në interesin tuaj dhe të shtetit!
Është e pa drejtë dhe siq thash para disa ditësh në një publikim timin MIZERABËL ,që të marrin rroga deputetêt që u votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme  të 06 .tetorit 2019, dhe që nga atëherë e lanë vendi pa Qeveri, dhe nuk punuan as gjë ,bash as gjë në të mirën e vendit!
Në rastet e tilla një popull i emancipuar  dhe me vetëdije të lartë kombëtare, qytetare dhe demokratike do duhej të kërkonte me forcë që deputet të cilët kanë marrë rrogat pa punuar as gjë për qytetarët dhe vendin, përveq që t’i këthejnë rrogat në bugjetin e shtetit, duhej që t’i kërkonin ndjesë popullit për një sjellje të tillë kaq të pa përgjegjëshme dhe të pamorashme në kundërshtim me interesat e popullit dhe të atëdheut, në mënyrë që situata të ngjajshme mos të të përseriten as një herë në historin e qeverisjës së vendit nga subjekte politike dhe deputet nga radha e këtyre subjekteve politike.