Letër e hapur z. Albin Kurtit!

21.01.2020 01:31:03
Nga Adem Bytyqi
Z. Albin Kurti ,populli i Kosovës, nuk ka nevojë për  Video-mesazhet tuja, por ka nevojë për Qeverin tuaj përqka edhe u votojë në  zgjedhjet e jashtëzakonshme të 06.tetorit 2019!
Sovrani ,shpresonte se ju nuk do të prolongonit formimin e qeverisë kaq gjatë dhe për poste në institucione shtetërore.
Ekzebicionët tuja politike në bisedatë me Partnerin tuaj të ardhshëm qeverisës LDK-në, siq duket e kanë vën në pikëpyetje formimin e qeverisë se ardhshme për të cilën ka nevojë Kosova, më tepër se as një herë më parë për shkak të rrethanave që dihen!
Z. Albin, nëse vazhdoni të prolongoni formimin e qeverisë me partnerin tuj  LDK-në, fituesja në vendin e tytë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duhet të dini se në syt e sovranit nuk do të jeni ai Albin Kurti ,për të cilin shpresonte sovrani para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 06.tetorit
,2019.
Z.Kurti, vendin e presin shumë sfida si në planin e brendshëm gjithashtu edhe në atë ndërkombëtar , me të cilat sfida dhe qështje mjaftë të nderlikuara, duhet të merret Qeveria juaj dhe ju si Kryeministër në krye të kësaj qeverie!
Nëse zhagitja e formimit të qeverisë me Partnerin tuaj LDK-në,  e ka gjenezën në dilemën tuaj  se nuk doni të merrni përgjegjësi si i pari i ekzekutivit të vendit për tu ballafaquar me shumë  sfida të cilat e presin vendin gjatë qeverisjes eventuale tuajn , më e drejtë dhe e arsyshme kombëtarisht do të ishte që t’i leshoni radhën ndonjë subjekti tjetër politikë  pêr të formuar Qeverin, për të cilën vendi ndijen nevojë urgjente si as një herë më parë, se sa ju t’i drejtoheni popullit me Video mesazhe nga selia juaj  për t’i thënë se sot opo nësër , nëser opo pasnesër do ta formonit Qeverin me Partnerin tuaj LDK-në!?…