Letër e hapur, Zëvendës-ndihmës sekretarit të ShBA-së, Matthew Palmer !

30.06.2019 22:25:49

Nga: Fatmir Bajraj

Shkelqësia e juaj, z.Mattew Palmer, Zëvëndës-ndihmës i sektretarit të SHBA-së. – Me gjithë respektin e pakontestueshëm për SHBA-të, vend mik & vëlla për Kosovën, shqiptarët dhe shqiptarinë, në më shumë së një shekull, – Respektin e thellë, konsideratën dhe falenderimin e përhershëm, t’përbotshëm e t’përjetshëm, për Amerikën dhe popullin amerikan, -Mirënjohjën me pranim-fakti, se populli i juaj, dhe lidershipi i saj;sëpari në fund të dekades së dytë të shkeullit të kaluar, nga Presidenti i nderuar i SHBA-së, z.Thomas Woodrow Wilson vuri veton në konferencën e Paqes në Paris me 1919, duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë. – Së dyti dhe urojmë t’mos jet edhe i fundit, ishte vendimi i paluhatur, i vendosur dhe i patundur, i Presidentit të SHBA-së, z.Bill Klinton (William Jefferson Clinton), për nderhyrjën ushtarake të Aleancës Veriatlantike (NATO) në Kosovë, për t’shpetuar një popull t’pambrojtura nga zhbërja & shfarosja nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, alias shefit tue djeshëm e idhullit të sotëm të Aleksander Vuqiqit, president aktual i Serbisë hegjemoniste…! T’vetëdishëm se letra drejtuar një titullari të një shteti kaq miqësor & vëllazëror siq është SHBA-ja, është e ndjeshme, jo e lehtë, por imediate njëkohësisht. Zëvëndës-ndihmës sekretar i shtetit, z.Mattew Palmer : Pa parardhësit tuaj, titullar & lidership të SHBA-së, dhe pa popullin vëlla e shpetimtarë të Amerikës, sot qeshtja e Kosovës dhe ajo shqiptare, zor se do zihej n’gojë nga diplomacia Euro-përndimore dhe ajo Anglo-sanksone, përfshi SHBA-të përtej atlantikut. – Kjo qështje do ishte e “zgjidhur” njëherë e mirë , n’stilin e Europës së vjetër & Rusisië (Kongresi i Berlinit 1878) me zhbërjën e atdheut të shqiptarëve dhe zhdukjën e tyre si specie, për çfarë, ne u jemi mirënjohës përjetësisht, derisa armiqtë tanë, u mallkojnë gjithë jetën…! Por : Deklaratat tuaja n’lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, të kohëve të fundit, të cilat dorën në zëmër janë kompatibile me ato të Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, megjithatë, nuk janë në interesin nacional-shtetëror të dy shteteve shqiptare n’Ballkan, Shqipërisë & Kosovës. Potencoj : Neve si Kosovë dhe popull shumicë i saj, jemi shkurorzuar nga Serbia me t’cilën ishim kurorëzuar panatyrshëm ; duke pushtuar e robëruar atdheun tonë, meritat e Amerikës, potencova më lartë, dhe tanimë vetëm një ri-kurorëzim i panatyrshëm dhe i dhunshëm me Serbinë armike, mund t’na detyroj t’bashkëjetojmë, pas gjithë asaj që pësuam e përjetuam si popull i pushtuar por kurr i nënshtruar…! Juve z.Palmer, keni një kurorëzim t’natyrshëm e bilogjik me Serbinë për t’cilin u deshirojmë shumë fat, por ky fakt s’do duhej t’kishte efektin dhe ndikimin në ndryshimin e qendrimit pro-shqiptarë të SHBA-së dhe popullit të saj. Në pronononcimet tuja gjithandej, le t’kuptohet një një gjuhë e cila i sheh vetëm proceset n’Serbi, dhe i ka hallin lidershipit shoven atje, duke harruar, ose minimizuar Kosovën dhe shqiptarët të cilët poashtu kanë procesët, dinamiken dhe një lidership t’papergjegjshëm n’Kosovë e Shqipëri, dhe t’cilët janë t’gatshëm të luajnë edhe me zjarr, duke copëtuar trojet tona dhe ruajtjën e pushtetit të pamerituar mbi Atdheun e shqiptarëve. Zatën, liria, pavarësia dhe inegriteti teritorial i Republikës së Kosovës, për shqiptarët gjithandej, është jetike, e pakthyeshme dhe e panegociushme, derisa për tjerat mund dhe duhet t’bisedohet me Serbinë, dhe me kushtin që bisedimet për relaksim mardhenjësh pas njohjës së ndersjellë (reciproke) duhet t’i drejtoj një lidership legjitim & legal i Republikës së Kosovës, dhe jo ky i tanishmi ; n’sherbim të armikut dhe n’kapje të shtetit. Procesit duhet t’i prijnë SHBA-të, ngase kanë fuqinë dhe kredibilitetin për t’pëmbyllë gjithë procesin n’sherbim të vlerave universale për t’cilat edhe u angazhua fuqishëm. SHBA-të s’kanë nevojë për një Konferencë të re Nderkombëtare, dhe as Kosova & shqiptarët nuk janë të intersuar për të negociuar fatin e vet me armikun shekullor. Sa më parë që t’a kuptojnë këtë fakt në BE dhe në SHBA-të, do jet ma mirë dhe ma lehtë për t’gjitha palet e involvuara n’ketë proces të pafund e t’pakrye…! Zot, bekoje lidhjën tonë shekullore dhe t’natyrshme n’mes dy popujve vëllazëror : Amerikanë & Shqiptarë. Amen !