Letër falenderimi nga Aurel Dasareti

19.09.2019 10:10:40

Përshëndetje e dashur Sabahate, dhe shumë faleminderit për komentin tënd të shkëlqyeshëm artikullit tim “Unë të dua ty, vendi im, i njomur në gjak”, në përfundimin e të cilit shkrova:  Shqiptar, kudo që të shkosh, merre me vete gjithë zemrën tënde!
Me këtë doja të apeloj që mërgimtari shqiptar në vendin e huaj duhet të bëjë gjithçka që të mos tjetërsohet vet, dhe fëmijët e tij ta mësojnë dhe flasin gjuhën e nënës në shtëpi, sepse mundësit janë të kthehen një ditë në Shqipëri-të tona.

Pikërisht ky është vend edhe pse i huaj: jo thjesht të qenit i rrethuar nga gjëra dhe persona të panjohur, por të qenit vetvetja, kudo që shkon, edhe pse ngjall të qeshura e habi dhe pse jo gjithmonë të presin e të pranojnë siç je.

E dashur Sabahate, kur shkruaj një artikull mundohem të jap sa më shumë informacion në tekstin më të shkurtër të mundshëm. Të jem faktik, i qartë dhe sa më objektiv. Pasi në trojet shqiptare nuk kam asnjë konflikt interesi (zero), në tekstet e mia një lopatë emërohet një lopatë e jo çokollatë. Dhe, meqenëse politik-bërësit tonë kryesisht janë këlyshët e serbëve, grekëve, sllavo-maqedonëve, turqve, arabëve etj., prandaj Kombi dhe Vendi gjenden para humnerës, unë e kam humbur respektin për ta. Ndryshe, unë kurrë nuk kam pasur ndonjë respekt për ta.

PS: Më poshtë po e dërgoj një letër timen që para 2-3 sekondave e dërgova në disa milion adresa:

Është koha e zgjedhjeve në Kosovë, dhe kuptohet se secila parti prej atyre 700-800 që i ka Dardania jonë, ka kandidatët e vet. Ajo më e madhja, LDK-ja, nuk është më ajo që ka qenë, sepse ky fodulli që e ka kapur atë pas vdekjes së I. Rugovës 2006, ia ka ndryshuar tërësisht drejtimin. Nuk jam aspak partiak, për mua le të qeverisë kush të dojë vetëm ajo pjesë e copëtuar e Shqipërisë të mbijetoj, por ama nuk është serioze që kandidatët e LDK-së t`i referohen sukseseve të themeluesit të ndjerë të saj, që ka ndërruar jetë përpara 14 viteve. Fol vëlla, ama për veten, meritat tua, për “meritat katastrofë” të liderit tënd pas Rugovës, lere të ndjerin të prehet në qetësi. Mjaftë me premtime, kuptohet se edhe unë jam skeptik  përderisa shefi i sotëm i kësaj partie (pronari) e ka timonin dhe vozitën pas Hashimit tonë, Baton Stanishiqit-djalit të Fazli Qelit…