Letër nga bashkëkombasi nderuar Aurel Dasareti

18.09.2019 10:24:10

Citat i imi për mergimin;

„JETA E IME DHE UNË MIDIS MEJE“
Shum i vlersuari Ztr. Aurel Dasareti – Sir.
Dhe të gjith ju që do t’iu arrij ky E -mail i imi me ktë koment timin për artikullin në fjalë.
Une i kam dy citate që do t’iu dërgoj në Gjermanisht, pra në gjuhen e vendit ku Jetoj dhe ku çdo moment të jetës sime i lutem Zotit, ME GJITHË RRESPEKTIN që kam ndaj ktij vëndi – që këtu të mos vdes, sepse përveq lukthit-barkut të mbushur e ndihmës që ju kam bërë Familarëve të mi (e që tani, mendoj  edhe tek të shumica e të afêrmive të juaj kto ndihma kan kaluar në harresë)
e gjithë qenja e ime, anipse me të gjitha forcat e mija, kam punuar, kam studjuar dhe me Familjen time të vogël ( tani Falëmnderit ZOTIT të madhe ) me mundim të MADH SHUMË SHPEJTË ME PUNË E MORAL TË PASTËR NJERZORË NË TË GJITHA AKTIVITETET E JETES JAM/ JEMI INTEGRUAR,
pra kjo qenje e imja po vuan për „PESHË GURI“- PESHË E CILA PO MË VENITET NË VENDLIDJE nga mungesa e ime – tërë kohën, gjitha ato vite që nuk jam aty ku më ka lindur Koka – dhe kur e „takoj“ të gjorën, pra „PESHËN TIME TË GURIT“kur shkoj në pushime,
SA ORA VJEN, ME PËRAFON MË SHTRRËNGON SHUMË DHE ME ZË TË ULËT MË PËSHPËRITË NË VESH, MË THOTË;
-„PSE IKE E MË LA VETEM?!!“
dhe çel e mbyllë sytë, ikë, shumë shpejtë ikë, në një formë rrapide largohet nga unë, dhe unë mbetem si e shtangur dhe e hutuar me mendimet pse më iku kaq shpejtë dhe e hidhëruar pesha e ime e gurit! Pse shkoj?
Dhe pas pushimit që më kalon shum shpejtë, si përmendësh, kthehem tek vëndi ku jetoj, ku urrna e ime ka peshë sa balonat plastik, të cilëve vetem një maje gjylpëre iu nevojitet dhe hoplahop  me një nano shpejtësi edhe kjo peshë këtu më tretet në ajr.
Dhe poashtu si në pushime në VENDLINDJE edhe këtu vazhdoj Jetën time ditore përmendësh.
Dua të them se ne GYRBET,QARËT💦 në vëndin ku jetojim, dmtth. Jasht MËMËATDHEUT, gjithmonë jemi në kërkim të një peshe që do i afrohej PESHËS,si të GURIT TË VËNDLINDJES SONË POR KOT pavarsisht se sa të Menqur, të Shkolluar dhe sa Intelegjent që jemi e do të jemi!
Mua më bën përshtypje rasti se kur ne kështu flasim si jasht Atdhetarë, të gjithë Atdhetarët na drejtohen me fjalët;
-„ Ju folni se e kini kallaj, e kini punën kini pare e gjithshka, na ktu kurgjo!“
( përdora Dialektin tim Gjakovarë)
Jo jo o Vllezër e Motrra;
Nuk e kemi ne lehtë sepse përpos t’gjithave, më e rënda është që nuk jemi për të qeshur, qajtur, vallzuar, kënduar, për tu mbledhur për një bisedë që ta knaqë zemren si në VENDLINDJE, e ju drejtoheni nga ne prap me fjalët;
-„ Ani kthehi pra ktu en Vendlindje, kurkush nuk pi iu nalë“
Si të kthehemi në të gjorët kur;
„NJË FAQE QË NUK PUTHET, NUK DUHET“ edhe
„SA MË LARGË SYVE,AQ MË LARGË ZEMRËS“
Janë fjalë të urta Popullore.
JU i keni dëgjuar me siguri këto Fjalë, andaj Ju lutem t‘i „ushqeni“ aq sa do të jetë e mundur gjeneratat e ardhmërisë SHQIPTARE me këso proverbash të urta, që të mos formoin bindjen se vetem jasht Vendlindjes e njeriu e gjenë lumturinë Shpirtërore,
JO JO O ATDHETARË/E TË MI/A JO
se së fundi;
SHPIRTI E MBANË TRUPIN E JO TRUPI SHPIRTIN.