Letër për gjithë bashkëkombëset

30.07.2019 16:57:01

Të nderuar bashkëkombës, nëse dikush prej jush nuk dëshiron ta mërzitë me letrat e mia, le të më tregon. Kalofshi mirë. Respekt për ju.

Nga Aurel Desareti

E dashur Sabahate, faleminderit për letrën. Unë për shkaqe të arsyeshme akoma nuk paraqitem në mediat sociale siç është Facebook etj., por kam fatin dhe nderin të më kontaktojnë (nëpërmjet E-mail-it) disa prej atdhetarëve dhe intelektualëve prej më të mëdhenjve që i ka bota shqiptare në gjithë rruzullin tokësor. Dhe, unë kam mësuar shumë prej këtyre mendjeve të ndritura (edhe nga ty pra) që përveç atdhedashurisë së jashtëzakonshme për Atdheun e Përbashkët dhe Kombin, nuk kanë asnjë konflikt interesi personal në sjelljet (veprat) dhe letrat e tyre. Të veshur me një karakter të fortë si shkëmbi dhe moral të pastër-të palëkundshëm, as nuk blihen dhe as nuk shiten. Më poshtë po i postoj disa fragmente të letrës dramatike që para dy ditëve ma ka dërguar njëri prej tyre, letër e cila duhet të merret shumë seriozisht nga të gjithë ata që në damarët e tyre qarkullon gjak shqiptari:

“Duhet të jemi të vetëdijshëm,(…) se fajin kryesor nuk na e kanë as grekët, as serbët. Fajin kryesor shqiptarëve ua ka vetja e tyre. Sepse shqiptarët përfaqësojnë kombin më të përçarë në rruzullin tokësor.

Merreni me mend: në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup-Ulqin, në gjykata janë të regjistruara 92 parti politike, nga të cilat vetëm në Tiranë janë të regjistruara 67 parti të tilla. Prandaj,(…)kjo përçarje kaq tragjike është burimi i të gjitha fatkeqësive tona kombëtare. Ato eshtrat e të vdekurve të Kosinës, vetë banorët e fshatit pse lejuan që Janullatosi t’i zhvarroste dhe t’i deklaronte si eshtra ushtarësh grekë? A nuk ka të drejtë të dyshojë çdo shqiptarë se banorët e Kosinës kanë marrë para nga Janullatosi për ato eshtra?  

Duke qenë kaq i përçarë, domosdo që kombi shqiptarë ka qenë dhe vazhdon të mbetet një komb pa zot. Prandaj çdo i huaj vjen e bën ligjin në Shqipëri, si atdheu amë i të gjithatrojeve tona etnike.Janullatosi në Tiranë është guvernator faktik i Greqisë,(…)derisa klasa politike e Tiranës, një klasë politike tradhtare e interesave kombëtare, për turpin e saj, ka rënë në bark para tij dhe, përgjithësisht, tërhiqet zvarrë para Athinës?

Me këtë përçarje tragjike që na karakterizon, ore nacionalist i nderuar, kombi shqiptar do të shkojë shkallë-shkallë drejt shpërbërjes dhe zhdukjes tërësore.

Dhe cili është përfundimi: kombi shqiptar është një komb vetëvrasës, për shkak të përçarjes tragjike që e ka karakterizuar që nga lashtësia pellazgoiliriane.”