Letër publike, z. Matthew Palmer !

02.11.2019 17:27:08

Nga: Fatmir Bajraj

Shkelqësisë suaj, z. Matthew Palmer, Përfaqësues Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Përendimor. Lirinë që gëzojmë sot, si qytetarë të Republikës së Kosovës, i’a atribojmë ; “Sakrificës sonë ndër breza, Zotit n’qiell dhe Amerikës n’tokë”, Dr.Ibrahim Rugova (citat). Jemi thellësisht mirënjohës, sikurse se jemi fuqishëm t’bindur, se liria jonë si komb & atdhe, jo vetëm që do ishte e mangët pa kontributin kolosal të kombit tuaj në mëse paku n’dy raste kruciale & vendimtare në 100 vitet e fundit, por ajo do ishte kurrfare ngase s’do kishte as objekt, kur kihen parasyshë ambiciet hegjemoniste, raciste & gjenocidale të armiqëve tanë të djeshëm e t’sotëm për t’zhbërë atdheun tonë dhe zhdukë si specie farën tonë, iliro-pëllazge në Ilirikum, pjesë e të cilit është sot Ballkani Përndimor. N’a shpëtuat nga sh’farosja, na ndihmoni t’jetomë me dinjitet ! Nuk pushtuam dhe nuk zaptuam kurr toka t’huaja, sikurse nuk privuam nga liria popuj tjerë dhe as nuk u’a mohuam të drejtën e natyrshme për t’qenë të lirë dhe sovran n’tokat e tyre, përkundrazi ; Ishim pre e armiqëve tanë shekullor, dyndës barbarë nga karpatet ruse n’trojet tona etnike, denbabden. Metodave barbare & sh’farosëse të armiqëve tanë shekullor në qellimet e tyre pushtuese dhe konolizuese ndaj popullit dhe trojeve tona, nuk i’u përgjigjëm kurr n’histori në t’njëjtën gjuhë & ekuivalencë, ngase kjo nuk ishte n’kulturën dhe as traditën tonë mijëra vjeqare, dhe këtë fakt e keqpërdorën pushtuesit tanë si dobësi dhe jo si vyrtyt, andaj edhe u tkurrën trojet tona, u varfëruam dhe dobësuam, por kurr nuk u ligështuam dhe nuk i’u nënshtruam armiqëve për t’pëqafuar robërinë, përkundrazi ; Krenarë dhe t’pathyerë, rezistuam dhe luftuam për liri dhe të drejta, edhe pse gjithmonë ato i paguam shtrënjtë me gjakun dhe sakrificën tonë sublime ndër breza…! Edhe sot, ajo që gëzojmë si komb në trojet tona stërgjyshore, është e mangët, por e pranuar kontekstualisht si kompromis historik për ecje tutje përpara dhe për të hapë shtigje t’reja akomodimi si komb në një Europë të bashkuar dhe të mundësive të barabarta zhvillimi e trajtimi n’mesin e kombëve të qytetëruara e t’përparuara të shekullit XXI. Ju, z.Palmer thoni : “Dhe, Kosovës nuk po i kërkohet që vetëm të japë në këtë proces, ajo gjithashtu do të fitojë nga ky proces, pra do të avancojë dhe mbrojë interesat e saj. Kjo është natyra e negociatave, e dialogut. Ky proces ka në thelb kompromisin” ! Ne avancojmë pra si shoqëri dhe shtet në integrimet Europërndimore dhe transatlantike mbi bazën e kompromisit me Serbinë armike, kompromis ky që josh Serbinë të hjek pengesat për Kosovën dhe shqiptarët n’rrugën e integrimeve n’BE dhe në institucione e makanizma nderkombëtarë, dhe biles jo vetëm kaq, por ky kompromis i yni duhet të ketë përmasat e knaqjës dhe mosdëmtimit edhe të interesave të Rusisë & Kinës, dhe të 5 vendeve jo-njohëse të pavarësisë së Kosovës në mesin e antarëve të BE-së. Kjo është natyra e negociatave thuani Ju, dhe procesi ka në thelb kompromisin ! A duhet t’a negociojmë atdheun tonë n’tavolinën e bisedimeve me armikun, pra t’a nxjerrim si target negocimi statusin e Kosovës dhe zgjidhjet e brendshme juridke të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës së 17 shkurtit, akt ky i bashkërenduar edhe me SHBA-të dhe alatët, vetëm për t’bërë pë vete Serbinë armike ? A duhet t’kurremi edhe tutje teritorialisht derisa një ditë Serbia të thot : mjaftë eshtë kjo, dhe pjesa e mbetur nga Republika e Kosovës të mos u mjaftoj më qytetarëve t’saj, por të kthehet në monedhë kursuritje n’mes fqinjëve ? A duhet t’a knaqim Serbinë armike me një zgjidhje juridike të brëndshme për pakicën serbe dhe eksteritorialitetin e kishava me t’e cilën defakto defunksionalizohet shteti dhe shtetësia e Kosovës? Ne, si shtet dhe shoqëri nuk i negociojmë dhe japim me asnjë çmim, e lere më me deshirë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e dalë nga Pakoja e Ahtisarit, u jep serbëve dhe pakicave tjera, të drejta ekskluzive & suplementare, siq është edhe “Diskriminimi Pozitiv” me vendet e rezervuara, rast ky unik në Europë dhe jo vetëm, përkundër faktit se Serbia nuk njeh dhe nuk respekton të drejtat dhe liritë e pakicës shqiptare n’Kosovën Lindore, biles as të drejtata e ratifikuara nga Konventat Nderkombëtare. Pse Ne duhet t’paguajmë çmim, në vend se Serbia t’paguaj çmimin e luftërave n’ish Jugosllavi si shkaktare e tyre ? – Serbia dogji e rrënoj në Kosovë, vrau dhe e kzekutoj në masë ; gra, pleqë, fëmijë dhe filiza t’posaardhur në n’këtë botë. – Serbia sh’populloj dhe kreu spastrim etnik të Kosovës duke deportuar mbi 1 milion shqiptarë (gjysmën e popoullsisë) për vetëm 3 muaj… – Serbia kreu krime n’masë, dhunime seksuale dhe gjenocid t’paparë në kohën e pas luftës së dytë botërore, – Serbia ende nuk i ka kthye të “t’pagjeturit”, nuk hap arkivat dhe s’ka kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin shtetëror mbi Kosovën dhe shqiptarët. – Serbia kreu gjenocid. A janë këto, nga temat me të cilat Serbia do duhej t’përballëj në tavolinat dhe n’rrugëtimin e saj drejtë integrimve, në vend që t’merret me copëtimin e Kosovës dhe cungimin e progresit t’saj drejtë antarësimit dhe integrimeve Europërendimore dhe Veriatlantike ? Dorën n’zemër : Serbia mori përgjigjën e duhur për krimet e bëra në Kosovë, me rastin e nderhyrjës nderkombëtare përmes NATO-së dhe fushatës së bombardimeve të Alencës që nga 24 marsi 99-të dhe rreth 78 ditë resht deri n’kapitulimin ushtarak n’Kumanovë, por tutje, ajo u përkdhel dhe nuk u ndeshkua për gjithë atë katrahurë të shkaktuar mbi popujtë në ish Jugosllavi dhe mbi shqiptarët etnik në veqanti. Ky diskurs, e ka rebeluar edhe më shumë Serbinë, dhe n’vend që të ishte inferiore dhe n’defansivë, ajo është në ofansivë dhe agresive deri n’çmënduri dhe n’absurditet ! Zatën, nëse duam zgjidhje të qendrueshme dhe stabile për Ballkanin Përendimor, atëherë kompromiset duhet t’i bëjë Serbia dhe populli serb si agresor dhe dhunues, e jo Kosova e cila ishte dhe mbeti viktimë prore…! Kosova dhe shqiptarët nga qenja substanciale, dhanë ma shumë se ç’duhej, dhe nga ajo që ka mbetë, mezi mbijetohet me të, pra buzë ekzistetncës dhe ndonjë kompromis tjetër do e rrenonte dhe perplaste për tokë “shtatin” e saj t’brisht dhe të dëmtuar rënd. Si popull & atdhe, jemi para dilemes Hamletiane : Të jesh, o të mos jesh !