Letre publike kryeministrit te pandershem te Shqiperise Edvin Kristaq Rama

27.11.2019 23:40:36
Bit Gecaj
Letre publike kryeministrit te pandershem te Shqiperise Edvin Kristaq Rama Shume i pandershmi kryeminister i Shqiperise, Edvin Rama! Me rastin katastrofes humanitare e njerezore, qe ka kapluar Shqiperine, pas goditjes se termeteve te fundit atje, meqerast jane humbur shume jete njerezish, dhe eshte shkaterruar nje pjese e konsiderueshme infrastruktures banesore, ne disa vendbanime shqiptare! Kjo gjendje para shqiptareve kudo qe jane ata, ka shtruar kerkesen imediate te solidarizit nacional! Shqiptaret, po e shprehin solidaritetin, dhe demonstrojne ne praktike gjithe keto dite ate, madje ne menyre te shkelqyeshme. Por kjo eshte pak, sepse nevoiten edhe ide e perkrahje te tjera institucionale, sikur ishte ta zeme, ajo e Qeverise se Republikes se Kosoves, per ndarjen e gjyse milioni euro, per situaten, e cila duhet te rritet diteve ne vijim! Une kam nje ide te vogel, 5 vjeçare, e cila kujtoj se do te mjaftonte per riparimin e shumices se demeve infrastrukturore te kesaj katastrofe nacionale! Ju bej thirrje qe te merrni vendim, qe te gjitha parat e plaçkitura nga taksa Edvin Rama, per shqiptaret e Kosoves, qe e vizitojne Shqiperine, te destinohen per sanimin e demeve te familjareve te atakuar nga termeti! Afari i ketij vendimi duhet te zgjase 5 vite, dhe keshtu, e ne kete menyre, hipokrizia e vendimit tuaj, apo mospezullimi i takses menjehere pas kesaj katastrofe gjitheshqiptare, do te quhej e ligjeshme, dhe ne aspektin njerezor humane!
Te fala nga nje poet pa shtet!
Fotografia e Bit Gecaj