Leverkusen fitore bindëse 3-1 me Augsburg

18.02.2017 00:41:07

Karim Bellarabi ka shënuar golin jubilar të 50.000-it në bundesligën gjermane me fitorën e sontme 1:3, si mysafir ndaj Augsburgut.

Formacioni i Schmidt përfitoi maksimalisht nga gabimet në mbrojtje të bavarezëve që dy golat e parë i pësuan pasi u hapën në qendër. Bellarabi ishte ai që ngriti siparin e golave me realizimin e tij të minutës së 23-të.

Nga ky moment protagonist ishte Chicarito që shënoi dy herë, teksa për herë të parë në këtë ndeshje topin në rrjetë e dërgoi në të 40-tën.

Augsburg u mendua se u rikthye në ndeshje me Koln në të 60-tën por festa e vendasve zgjati shumë pak, pasi sërish meksikani arriti të shënojë duke vulosur dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi që në minutën e 65-të me golin e 1-3. /fokusi.org/