Leverkusen në krizë, nuk di të fitojë

11.03.2017 00:02:17

Bajer Leverkusen i dha lamtumirë ambicieve për Champions pas një barazimi befasues 1-1 në shtëpi me ëerder Bremen. Skuadra e aspirinave regjistroi ndeshjen e 3-të pa fitore, përballë një Verderi që është në formë të shkëlqyer, aq sa me këtë pikë është në pozita më të qeta në garën për mbijetesën. Vendasit që pritej të riktheheshin te fitorja e nisën shumë mirë takimin teksa kaluan në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë me Volland.

Gabimi i Leverkusen ishte që nuk gjeti golin e dytë dhe ëerder përfitoi duke arritur te barazimi 8 minuta para fundit me anë të “veteranit” Pizarro që shënoi golin e barazimit për ëerder

Megjithatë Leverkusen pati mundësinë e artë për të marrë fitoren në minutën e 95-të, por aspirinat sërish humbën një 11-metërsh në fund, me Toprak që gaboi nga pika e bardhë duke mos lejuar Korkutin që ta nisi me fitore aventurën e tij në stolin e aspirinave.