Lëvizja Besa do e propozojë Kasamin për kryetar të Kuvendit

31.01.2017 21:43:23

Grupi i deputetëve të Lëvizjes Besa mendon që Bilall Kasamin ta propozojë për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Ata duan që të ndërmarrin iniciativë që të mbarojë seanca konstituive dhe të zgjidhet njeriu i parë i Kuvendit.

Ndërsa sa i përket formimit të Qeverisë, Afrim Gashi  tha se janë të hapur për bashkëpunim, por për momentin nuk janë pjesëmarrës në asnjë takim për bisedime për të formuar shumicë parlamentare. Takimi i fundit më serioz ishte takimi Kasami-Zaev para dy javëve.

Mbrëmë Kryesia Qendrore e Besës morën qëndrim për tri pika të lidhura me bisedimet për formimin e Qeverisë: parimi “fituesi me fituesin” ishte vetëm alibi e qeverisë Ahmeti-Gruevski, OBRM-PDUKM ka qëndrime anti-shqiptare dhe BDI nuk ka kapacitet të sjellë çfarëdo lloj vendimi.