Lëvizja Besa-Forumi Rinor: E dimë se kemi të bëjmë me politikanë, që prej moti nuk turpërohen nga asgjë (Foto/Video)

29.10.2016 16:59:32

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – Tetovë, sot në ora 15:00, para Pallatit të Kulturës në Tetovë, realizoi një aksion simbolik, kështu njoftojnë për ‘Një fotografi thonë se flet sa 1.000 fjalë. Ne kemi dëgjuar premtime të panumërta nga kryetarja e Komunës së Tetovës njëherit nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi, por e gjithë ajo që ka ndodhur në realitet janë këto pamje që nuk duan shumë koment.

Është ky mjerim me të cilin ballafaqohet qyteti më i ndotur në Evropë. Janë këto pamje që pasqyrojne më së miri turpin e zonjës Arifi dhe partisë së saj, Bashkimit Demokratik për Integrim që lejuan diskriminimin e Komunës së Tetovës në të gjitha aspektet.

Andaj, ne Rinia e Lëvizjes BESA – Tetovë e kemi quajtur këtë Ekspozitë e Turpit pavarësisht se e dimë se kemi të bëjmë me politikanë, që prej moti nuk turpërohen nga asgjë’, thuhet në aktiviten e sotshëm të Lëvizjes.

forumi-rinor-besa-aktivitet-per-ajrin-e-ndotur-3

forumi-rinor-besa-aktivitet-per-ajrin-e-ndotur-2

forumi-rinor-besa-aktivitet-per-ajrin-e-ndotur-1