Lëvizja Hungareze kritikon Nikoliqin për deklaratën, se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë

21.01.2017 12:06:24

Lëvizja Hungareze në Vojvodinë e ka kritikuar ashpër presidentin serb, Tomislav Nikoliq, për deklaratat e këtij të fundit, se do ta dërgojë ushtrinë serbe në Kosovë, duke kërkuar ndërprerjen e thirrjeve për luftë dhe luftënxitësve.

“Mjaft më me luftëra. Mjaft më me ata që inspirojnë luftëra dhe të atyre që i përkrahin”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Hungareze, shkruan “Novi Magazin”, transmeton Telegrafi.

Kjo lëvizje thotë se Nikoliq më deklaratat e tij të viteve 1995, 2011 dhe 2017 ka treguar se “vërtetë kërkon luftë”.

Lëvizja Hungareze ka porositur se për “Nikoliq nuk është president i mirë për hungarezët e Vojvodinës, por as për të gjithë qytetarët që jetojnë në Serbi.

“Ai që kërkon luftë, nuk ia do të mirën shtetit të vet”, thuhet në kumtesë.