Levizja Krahet e Shqipes propozohet si nje levizje politike qe ka si qellim trasformimin e saj ne nje parti

20.07.2019 10:00:44
Nga Altin Disha
Ky qellim lindi si nevoje e trasformimeve kolosale politike , ekonomike, kulturore qe ndodhin ne Shqiperi ne keto vitet e fundit sidomos me trasformimin e kesaj qeverie qe ne teori ne qershor te 2013 kur fitoi zgjedhjet propozohej si nje parti e majte, te pakten kete emer mban dhe me kete teori i fitoi zgjidhjet. Theksoj se te majtet propozohen gjithmone si ata qe jane me afer shqetesimeve dhe problemeve te popullit me shtresat e dobeta dhe te mesme te shoqerise ne te cilen jetojme. Ajo qe ndodh Sot, dhe kete e verej dhe ne shtete te tjera te botes, Eshte se te “majtet” siç e quajne veten vijne ne fuqi me teori majtiste dhe me pas e shfrytezojne kete teori per te praktikuar Atë që ne boten dhe sistemin ku jetojme quhet Kapitalizem dhe madje shfrytezojne Edhe anet me te erreta te ketij sistemi pasi e vene kete kapitalizem te shfrenuar vetem ne sherbim te tyre dhe asnjehere ne menyre equo me popullin , me forcen e lire krijuese, me veprimtarine e lire . Ne 30 vitet e fundit ne Shqiperi kemi asistuar dhe e kemi pasuar pushtetin ose ne te majte ose ne te djathte nga ku te dyja Krahet nuk shofim kushedi se çfare ndryshimi! Te paret si te dytet i kane shfrytezuar te gjitha burimet njerezore , pasurite natyrale te Shqipërisë vetem ne dobi te tyre personale me te cilat themeluan pushtetin u forcuan dhe I paguan bakshishin /borxhin atyre qe i kishin financuar. Lidhen marreveshje 100 vjeçare per ta boshuar token shqiptare ne dobi te multinacionaleve boterore nga ku i vetmi perfitim Ka qene gjithmone ai i tyre personal. Financuan per te varferuar universitetet dhe shkollat publike, administratat publike, mesuan se si mund te behen te korruptueshem drejtorat, policet, profesoret, doktorat. Boshuan dhe varferuan spitalet shteterore dhe fondet e ndihmat e tyre i çuan pa asnje turp tel ato private. Klinika e spitale private pa fund qe moren hov sidomos ne keto 7 vitet e fundit me te ashtequajturen e “majta” shqiptare, nga ku jo vetem nuk mund te perfitosh lehte sepse te shtrenjta Por nga te cilat nuk mund te kesh besimin me te vogel pasi te çdo cila ku do shkosh do te japin diagnoza te ndryshme. Krijuan fazoneri nga te cilat pas vitesh pune dalin gra te semura me semundje nga me te ndryshme ku punojne me ore te zgjatura me nje rroge qesharake dhe pa asnje lloj kontrolli. Per te mos folur per qindra e mijera probleme e korrupsione duam te ndalemi te disa nga ato me kryesoret dhe nga te cilat ne marrim hov dhe kurajo te flasim dhe te krijojme nje levizje qe mund te quhet fare mire opozita e te gjitha ketyre partive qe deejtojne Shqiperine qe prej 30 vitesh. (Lexo programin) Kemi lindur ne nje moment i cili do kish qene themeltari i rrezimit te ketyre pushteteve si ai i levizjes se studenteve ku ne besuam shume , e mbeshtetem Por dhe u tradhetuam nga disa elemente te cilet Sot kerkojne te bejne opozite dhe ta nxjerrin faqen e paster përpara popullit shqiptar. Ku ishte shoqeria civile kur ne I kerkuam bashkepunim ne mbeshtetje te studenteve? Ku ishte Marin Mema ? Pse te gjitha keto levizje e keto fondacione qe sot nderkohe ad-hock me shpejtesine e eres nuk munden te krijoheshin ne mbeshtetje te studenteve ne atë moment qe do te kishte shenuar nje kthese te rendesishme ne politiken shqiptare Por qe beri atë qe ne gjithe keto vite nuk mundi me pare askush, rizgjimin e ndergjegjes se popullit shqiptar qe eshte i lodhur me grabitje spektakolare, me varferimin dhe debimin masiv te te rinjve nga Shqiperia( mund te pyesni qendrat e mirepritjes se emigranteve neper itali sesa me qindra adoleshente shqiptare kerkojne azil , prinder te deturuar ti lene femijet neper rajonet e policise se italise e neper komunitete vetem se si è si ti heqin nga shtepia ku s’kane buke te hane, ku skane pune, ku s’arrijne dot ti shkollojne ) pyesni ndermjetesit kulturor shqiptar se me sa qindra paciente vijne neper spitalet italiane te vizitohen sepse ne Shqiperi çdo kush te nxjerr nje diagnoze te ndryshme dhe vizitat kushtojne, pyesni te burgosurit shqiptare se sa nga ata qendrojne te mbyllur vetem se kane rastisur me nje gjykates te cilin skane mundur ta paguajne dhe vuajne ne kushte ç njerezore neper burgje te cilat shteti shqiptar i nderton me fondet europiane nga te cilat te vetmit qe perfitojne jane vetem ata qe drejtojne neper karriget e pushtetit shqiptar. Sa gjykates e kane kaluar vetingun deri tashme ne Shqiperi? Krahet e Shqipes ju fton te reflektojme sebashku, te ndergjegjesohemi sebashku duke afruar prane vetes ekperiencat e shumta demokratike te diaspores dhe mergimtareve shqiptar neper bote pasi mendojme se pa diasporen e vertete nuk do te mund te kete ndryshime ne vendin tone. Na duhen njerez trims, na duhen te rinj qe guxojne, na duhen persona qe done te influencojne dhe te ndergjegjesojne popullin tone, na duhet mbeshtetje nga patriotet e vertete, nuk na duhen perçares, nuk na duhen individualiste, na duhen te rinj qe dalin