Lëvizje të mëdha veturash në pauzën e orës policore

24.03.2020 17:08:41

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë, Qeveria e Kosovës po aplikon orë policore.

Ka mbaruar afti i parë i orës policore që ishte nga ora 10:00 deri në 16:00. Kjo kohë, kryesisht është respektuar nga qytetarët e Kosovës, sheshet dhe rrugët kanë qenë të boshatisura, ndërsa policia monitoronte situatën.

Por, pas mbarimit të kësaj mase, ka nisur menjëherë lëvizja e vrullshme e qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Disa fotografi në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dhe ka vërejtur se pak minuta pas heqjes së masave policore, janë parë shumë lëvizje të makinave.

Ndërkohë, ora policore pritët të hyjë në fuqi përsëri në orën 20:00 me kohëzgjatje deri në 06:00 të mëngjesit.