Lewandowski ja dhuron tre pikë Bayernit

06.12.2016 22:53:54

Skuadra e Bayern Munchen ka arritur të fitoj derbin e grupit D ndaj Atletico Madrid.

Bavarezët arritën që me rezultat minimal 1 me 0 të mposhtin liderin e grupit Atletico Madrid. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Robert Lewandowski nga gjuajtja e lirë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve e me këtë fitore Bayerni e mbyll në të dytën me 12 pikë, ndërsa spanjollët si lider i grupit me 15 pikë.