Lewandowski përmys Freiburgun

20.01.2017 23:01:41

Bayerni i Munichut e filloj vitin 2017 me fitore falë sulmuesit të tyre kryesor Robert Lewandowski.

Bavarezet e panë vehtën në disavantazh në minutën e (4), ishte sulmuesi Janik Haberer i cili e kaloi Freiburgun në epërsi, e cila epërs zgjati deri në minutën e (35), një goditje nga këndi Lewandowski u gjënd më së miri duke e krijuar barazpeshën në pjesën e parë të takimit.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm nga mysafirët, të cilët e shtuan presionin ndaj skuadrës vendase edhe e gjetën golin e epersisë, me një stopim edhe goditje maestrale nga Robert Lewandowski i jep fitorën skuadrës së tij në minutën e fundit të takimit.

Bayerni kryeson i vetëm Bundesligën Gjermane me 42 pikë të tubuara, gjashtë pikë më shumë nga ndjekësi RB Leipzig, i cili e zhvillon takimin nesër më fillim në ora 18:30 përball Eintracht Frankfurt, në Red Bull Arena Leipzig./fokusi.org/