Liberalët serbë nuk duan koalicion me Vuçiqin, shkaku i Kosovës, Bosnjës e Kroacisë

03.08.2016 19:51:30
Partia Liberale Demokratike e Serbisë, hedh poshtë mundësinë që të hyjë në koalicionin qeverisës me partinë fituese të kryeministrit në detyrë, Aleksandar Vuçiq.
Në një njoftim të kësaj partie të bërë për mediat serbe, thuhet se nuk dëshiron të hyjë në koalicion me një parti e cila i ka injoruar të gjitha veprimet që sjellin stabilitet, paqe dhe partneritet me shtete e rajonit, transmeton lajmi.net.

“Nuk dëshiruan që ta fusin Serbinë në NATO, me ç’rast do të arrinimin një të ardhme të sigurt për vendin, nuk dëshiruan ta quajnë gjenocid atë që ka ndodhë në Srebrenicë, që do të sjellte paqe në Bosnje e Hercegovinë. Gjithashtu nuk kanë treguar gatishmëri për pajtim dhe vendosjen e marrëdhënieve të reja mes Prishtinës dhe Beogradit dhe raporte të sinqerta dhe miqësore me Kroacinë”, kanë bërë të ditur në këtë parti.