Libri i autorit misterioz që përçau krejt fshatin

19.08.2016 20:24:42

Një libër që nuk po i dihet ende autori ka përçarë një fshat të tërë në Kosovë.

Në atë libër janë shkruar fjalë të rënda për disa familje të Godancit të Drenasit.

Por, autori i saj nuk dihet.

Këtë rast nuk po e heton policia.

Zyrtarë të policisë kanë thënë se prokurori nuk ka gjetur elemente për ta hapur si rast.

Tani lënda është në inspektoratin policorë ku familja Bërbatovci është ankuar.