Libri i jetës

24.05.2019 20:13:35

Epilog i Triologjise-. nga libri “PRELUD KRENARIE-mozaik letrar”-fq.262-275 -Jeta e njeriut është e shkurtër, por në kujtesë është tejet e gjatë. Një pjesë e saj është mbyllur në odat e kujtesës trunore, por kur troket në to, ato hapen si portat e një thesari të padukshëm. Tani mund të kujtoj këtë kapitull të jetës sime me gjithë mbresa, por dhe një pasqyrë kujtimesh të shkruara. Kam shkruar shumë ne Shqiperi, si gjatë kohës së rinise, të ushtrisë ,të Mesuesise, ne te gjitha gjinite letarare. Një pjesë i kam botuar në shtypin e kohës, në atë ushtarak dhe letrar, në gazeta e revista, krijmtari e mirëfilltë letrare, vjersha, skica, portrete, tregime dhe ndonjë novelë dhe publicistikë, reportazhe dhe artikuj, skenare filmash, radio-dramatizime, e te tjera, kuptohet me shkrim dore, qe mud te përmblidhen ne disa libra. I dërgoja për botim e nuk mund të mbaja kopje, kështu që ato janë zhdukur dhe ndonjë gazetë a revistë me botimet e mia që i mbaja koleksion dhe ato u zhdukën pa lënë gjurmë. Mendoj se ajo ishte krijimtaria ime më e bukur letraro-artistike. Por më e bukur ishte surpriza… Kur u martuam, gruaja ime bashkë me pajën e nusërisë, më bëri surprizë një dhuratë të mbështjellë me një copë mëndafshi të qëndisur dhe të shkruar “Dashuria jonë e shkruar, Luani dhe Zhuljeta.” Kishte mbajtur në fshehtësi letrat e mia që ia dërgoja nga marina. I lexonte dhe i rilexonte me lot në sy e me mall dashurie të zjarrtë, si një roman i verdhë, nga ata të ndaluarit e kohës. Ato jane romani më i bukur i dashurisë, i jetës sonë bashkëshortore, të dashurisë gjysmëshekullore. Emigrimi ne Amerikë me familje per nje çerek shekulli,udhetimi nga nje kontinent ne tjetrin neper botë, edhe ne Amerikë, ndryshimi i sistemeve ekonomike, shkrimet e shkruara ne kete kohe tranzicioni paqesor, janë nje thesar i ri krijimesh letrare, përbejnë një Enciklopedi epope eksploruese dhe diskaver(zbulime, të panjohura), të cilat i hedh në internet, në webside dhe postuar në facebook dhe ne groupimet e mija letrare, për kenaqesine time dhe dashamirësinë e lexuesve, duke hapur nje dritare ne horizont me rise te reja dijesh per lexuesit dhe për gjeneratat e reja. Theksin e kam vënë tek atdhetarizmi dhe shqiptarizmin, si lajtmotiv i krenarise kombetare. Desha te shtoj me me modesti, se nuk jam poet e shrkimtar, shkruaj për kënaqesi dhe passion. Desha te sqarioj e ti pergjgjem pyetjes se lexuesve pse tre fjale emerin Juaj, Luan Lumeka Kalana ?! -Emri i mesit është pseudonimi te cilin e kam perdorur ne shkrimet ne Shqiperi. Me ardhjen ne Amerike,e shtova pseudonimin si emer te mesit ,se keshtu e kerkonin ne kartat,.e të postoj e të botoj krijimtarine time, për thjeshetesi jo per fame, emri I’m u tansformua, me thjesht, si person, Shkronjesi Modest, për të mbetur ai qe kam qene, ish Mesuses Letersie, joshkrimtar. Se fundi, për të qene me transparent dhe i sinqerte, me ju te dashur Lexues, ju them se me këte veper letrare, e mbyll serinë e botimit të librave, pasi ka rëne interesi për të lexuar, vështirë te gjesh sponsor per botim dhe treg per blerjen e tyre, se askush nuk investon me për libra ,me falni, jo vetem në Shqiperi por edhe ne Amerikë. Prandaj jua dorezoj Stafeten me të rinjëve, për të botur sa më shumë libra edhe shumë me të bukur . Ritheksoj, nuk jam poet e shkrimtar, shkruaj për kënaqësinë time, shkruaj jeten, le të mbeten gjumet të saj, shkruaj për njerëzit qe më kanë rrethuar gjithe jatën familjën nxënesit e studentët, shkollat e mija, për jetën në dy kontinentet, në dy sistemet miidis dy shekujve, pa harruar Shqipërinë e kam në zemër.. Uroj lexim të këndshëm,kur të jeni të lirë, pa ju merzitur, për të rifeskuar trurin si ushqim i përditshëm, si komunikim modest e vëllazeror. Me respekt familisht, Shkonjesi Modest. Luan Kalana, Florida SHBA.. E-mail -lumeka48@yahoo.com P.s,-Librin mund ta lexoni në e-mailin tim. — at Tirana County.