Libri “Prelud Krenarie”

22.09.2019 20:08:33
 Libri i 3 për vendlindjen ,Shqiperinë-Atdheun e shqiponjave ,ne mes të Europës. Titulli i brendshem-“SHQIPËRIA PRELUD I EUROPËS” Mozaik letrar/Permbledhje letarare:-Ese, hulumtime, monografi, rezyme, kumtesa, artikuj, skica, portrete, fabula, vjershërime dhe grimca letrare. epilog -Libri eshte nje veper letrare ne proze e poezi,me shkrimet dhe krijimet me te fundit te perzgjedhura ngaa redaktori i shkronjesi Luan Kalana. Vepra letrare ne vetevete,eshte nje Triologji letrare me dashuri dhe krenari Kombetare , per vendlindjen e autorit-SHQIPERINE,te merigimtarit te mallosur me banim ne SHBA. -Aty perfshihen 3 ,tre libra te mirefillte,nje veper origjinale letrare si per nga forma e permbajtja,me komplesitetin e gjinive letrare ne proze e poezi ,te nderthura me mjeshteri artistike ,duke na dhene ne nje diapazon me te gjere ,portretin e Shiperise,preud i Europes. Me nentituj si lbra,kapituj me vete,me grupime shkrimesh ne nje unison letrar : I-Libri i Pare-Obeliske te Kombit-figurat historike kombetare. II-Libri i Dyte-Motivet e traditat Shqiptare III-Libri i Trete-Burime krenari ,grimca te mirefillta letrare Ing.Genci Hysi-Sponsor i Librit: “Të flasësh për krijimtarinë letrare të profesor Luan Kalanës është sa përgjegjësi e madhe, aq dhe sadifaksion. Jam i privilegjuar dhe njëkohësisht me fat, pasi gjatë jetës sime kam patur pranë një mësues, një prind dhe një familjar shembullor. Ndonëse nuk ka qenë mësuesi im i gjuhës dhe letërsisë, indirekt ka ndikuar në formimin tim arsimor dhe njerëzor, duke u bërë një edukator dhe një mik i mirë gjatë gjithë jetës sime dhe i brezave të tjerë aty ku ka shërbyer. Krijimtaria letrare e Luan Kalanës në prozë dhe poezi është e veçantë, e larmishme dhe interesante. Ai në çdo rresht apo varg, shkruan për Vishocicën, Devollin dhe devollinjtë, per Shqiperine dhe Shqipetaret,pasi ashtu i flet dhe shpirti i tij poetik. Për këto arsye shpreh mirënjohje për njeriun që lartësoi vlerat e shqipetarit , për njeriun që diti të bëhet një prind shembullor dhe i palodhur, për njeriun që u bë edukator njerëzor për disa breza. – Mirënjohje për bashkëfshatarin që diti të ngrerë në piedestal shqiptarin qe nga vishocari punëtor, arsimdashës dhe mendjendritur; mirënjohje për regjisorin e talentuar të shumë dramave për brezin tim; mirënjohje për atdhetarin e shquar në emigracion që i qan zemra për Dheun e tij dhe jep ndihmesë për lartësimin e figurës së shqiptarit dhe “këndon” shumë bukur me majën e penës së vet mbi letrën e skrinin e bardhë.” Ing. Genci Hysi-KORCE.