Liderët e 27 shteteve të BE-së: Evropa është e ardhmja e përbashkët

18.03.2017 10:13:35

Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët, kështu do të deklarojnë liderët e Bashkimit Evropian njëzëri në Romë javën e ardhshme, në kundërshtim të Brexit-it.

Një draft i cili është siguruar nga Reuters, i titulluar ‘Deklarata e Romës’ është një përpjekje nga 27 shtetet anëtare të BE-së që të hartojnë një kurs të ri për të ardhmen, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi të vendosur për ta bërë BE-në edhe më të fortë, me unitet më të madh. Uniteti është domosdoshmëri dhe zgjedhja jonë e lirë”, thuhet në këtë raport.

“Duke qëndruar së bashku është shansi ynë më i mirë për t’i mbrojtur interesat e përbashkëta dhe vlerat tona. Bashkimi ynë është i pandarë”, thuhet në draftin e siguruar nga Reuters.

Ky raport është përgaditur nga kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili do të debatohet javën e ardhshme, dhe do të mund të ndryshohet para se të ndodhë miratimi final i tij.

“Në 10 vitet që vijnë ne duam një Bashkim të sigurt, të begatë dhe të qëndrueshëm, me vullnetin dhe kapacitetin për të luajtur një rol kyç në botën globale”, thotë raporti.

Drafti i cili pritet të votohet, premton bashkëpunim të sigurisë ndërmjet shteteve anëtare të BE-së, në mbrojtje, menaxhim të emigracionit dhe kufijve të jashtëm.