Liderët e Kosovës po përpiqen të krijojnë ndjenja anti-serbe për të fshehur dështimin ekonomik që 16 vjet, tha Gjuriq

01.03.2017 14:27:32

Gjuriq ka thënë se Prishtina ka krijuar një atmosferë me të cilën e ka paraqitur AKS-në si diçka të padëshirueshme, edhe pse në fakt AKS-ja zgjedhë shumë probleme në marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Siç shpjegon ai, liderët politik shqiptarë në Kosovë po vazhdojnë të shkaktojnë ndenja anti-serbe për të fshehur faktin se për 16 vjet nuk kanë bërë asgjë për të ndërtuar ekonominë, edhe pse komunitetit ndërkombëtarë që nga viti 1999 në Kosovë ka investuar rreth 60 miliardë euro.

“Ju prisni që kur të shkoni në Kosovë, ajo do të duket më e bukur se Zvicra. Por, kur ju shkoni nëpër komunitetet shqiptare, krejt çka do të shihni është ekonomi e pazhvilluar. Ka vetëm larje makinash, stacione gazi dhe disa dyqane artizanale. Dikush këtu ka vjedhur paratë që janë dhënë për investime.

Kjo është arsyeja që sot shqiptarët në Kosovë janë të varfër, të uritur dhe të pakënaqur, këtë e dëshmon edhe largimi i dhjetëra mijëra që ikin nga Kosova çdo vit”, ka përfunduar Gjuriq.