Liderët europianë urojnë Emmanuel Macron për fitoren

07.05.2017 22:36:40

Pas shpalljes së fitores së Emmanuel Macron, kanë qenë të shumta urimet nga liderët europianë dhe jo vetëm.

Presidenti në ikje Francois Hollande, i cili ka mbështetur hapur Macron në raundin e dytë shkruan në Twitter: “Të gjitha dëshirat e mia shkojnë për suksesin e vendit tonë”.

Kryeministrja britanike Theresa May gjithashtu ka uruar presidentin e ri të Francës, duke theksuar se shpreson që të ketë një bashkëpunim të mirë me të.

Gjithashtu, një tjetër urim, Macron e ka marrë nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili shkruan: “Të lumtur që qytetarët francezë zgjodhën një të ardhme europiane”.

Donald Tusk, kreu i Këshillit Europian thekson: “Macron është një fitore për lirinë, barazinë dhe vëllazërinë mbi ‘tiraninë e lajmit të rremë”.

Për Macron, nuk ka munguar urimi as nga kancelarja gjermane Angela Merkel.