Lideri i parë që takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë

22.01.2017 15:27:02

May lideri i parë që takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të presë kryeministren britanike, Theresa May të premten në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi sot zëdhënësi i saj.

“Presidenti do të presë kryetarin e parë të huaj kur zonja May të vijë në Uashington të premten”, deklaroi Sean Spicer në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për “Financial Times”, May është shprehur se “ka besim në marrëdhëniet e ardhshme Londër-Uashington”.